Mërkiç: Rama është i mirëpritur në Serbi

Postuar në 07 Shkurt, 2014 05:33

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi, kanë bërë që vizita e kryeministri të Shqipërisë parashikuar për t’u zhvilluar gjatë muajit shkurt të shtyhet.Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, shprehet se vizita mund të kryhet në dyjavëshin e dytë të marsit. “Rama është gjithmonë i mirëpritur në Serbi. Unë isha në Tiranë dhe e shijova mikpritjen e miqve tanë shqiptarë. Uroj gjithashtu që ministri juaj i Jashtëm, z. Bushati do të vizitojë së shpejti Beogradin. Ne duam të ndërtojmë politika fqinjësore të qëndrueshme dhe shumë të mira me Shqipërinë”, është shprehur Mërkiç në një intervistë për gazetën “Shqip”. Ministri serb e cilëson të rëndësishëm vizitën e Ramës në Beograd duke shtuar se, “do të ketë përgatitje të shumta për këtë vizitë dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ajo të jetë një hap thelbësor për të rinisur një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë”. Sa i takon takimit të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Mërkiç thotë se, Serbia do t’ia shprehë qëndrimin në takimet me palën shqiptare. Për çmimin Nobel për dyshen Thaçi-Daçiç, ai shprehet se, “parimisht është një zhvillim pozitiv”. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.