Arkiv-Lajme

Kosovë, propozohet dënim me 15 vjet burg për ata që nisen për në luftë jashtë territorit. Ndërkohë ndalohen dy rekrutë në Prishtinë

Postuar në 05 Shkurt, 2014 12:38

Qeveria e Kosovës është vënë në veprim kundrejt xhihadistëve shqiptarë që luftojnë në Siri. Sipas “Koha Ditore”, në aeroportin e Prishtinës janë ndaluar dy persona, që mendohej se donin të shkonin në Siri për të luftuar. Po sipas kësaj gazete ndaj tyre po zhvillohen hetime.

"Shqipëria 1 euro" rivihet në punë. Kontrata aplikohet për investime mbi 10 milionë euro, ose biznesin fason

Postuar në 05 Shkurt, 2014 12:27

Qeveria ka bërë realitet juridik nismën e saj për të dhënë kategori të caktuara të pasurisë shtetërore me kontrata qiramarrjeje prej 1 uro. Përmes një vendimi të marrë sot për dhënien me qira, apo me enfiteozë të pasurive shtetërore, janë përcaktuar rregullat dhe kriteret e zbatimit të këtij premtimi, i cili në fakt, u vu në zbatim së pari nga qeveria e shkuar. “Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave.

Qeveria u heq të drejtën për kredi të buta zyrtarëve të lartë. Lekët do të shkojnë për njerëzit në nevojë

Postuar në 05 Shkurt, 2014 11:27

Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë privilegjin e kredive të buta për zyrtarët e lartë. Me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit është shfuqizuar vendimi nr. 600 i Këshillit të Ministrave, i cili parashikonte trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore. Madje ky fond sipas ministres Eglantina Gjermeni do të shkojë te qytetarët që kanë më shumë nevojë. “Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave i heq zyrtarëve të lartë të shtetit mundësinë për t’u trajtuar në mënyrë të privilegjuar, përmes kredive te buta për strehim.

Shpërthimi pranë fakultetit ekonomik më në fund realizohet. Sërish me mundime

Postuar në 05 Shkurt, 2014 10:24

Tre tentativa për ndezje, por kapsollat ishin difektoze dhe u desh zëvendësimi i tyre për të realizuar shpërthimin e godinës 7-katëshe në zonën e “Vilave Gjermane”, në rrugën e Elbasanit. Godina pa leje ishte bllokuar që ditën e djeshme nga forcat e INUK. Fillimisht ishte njoftuar se godina do të shembej në orën 15:00, dhe edicionet e lajmeve ishin përgatitur për t’u hapur me këtë ngjarje. Por vetëm pas 40 minutash u krye shpërthimi, që zuri disi pa mendje gazetarët dhe fotoreporterët e mbledhur pranë vendngjarjes. Forca e shpërthimit ishte e madhe dhe u ndje në gjithë zonën përreth.  

A kanë kapitale në parajsat fiskale politikanët shqiptarë? Gazeta “Dita”: Ende asgjë për emrat, por lidhjet me disa banka mund hamendësojnë diçka

Postuar në 05 Shkurt, 2014 09:28

Gazeta “Dita” shkruan sot për çështjen e fshehjes së pasurisë nga politikanët apo të afërmit e tyre, lajm të cilin e ka shoqëruar me foton e takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me Presidentin azer Ilham Alijev. “Dita” sjell disa shembuj nga rajoni, si lista “Lagarde” në Greqi, e cila siç shprehet gazeta, nuk u bë publike ndonëse disa gazetarë e posedonin. Bëhet fjalë për politikanë apo të afërm të tyre që depozitojnë shuma të mëdha në zonat “offshore”, ndryshe parajsat fiskale.

Reforma e pensioneve, ndryshim 7 ligjeve. 5 vjet burg për mjekët që abuzojnë me kempin e personave me aftësi të kufizuar

Postuar në 05 Shkurt, 2014 09:00

Reforma për skemën e pensioneve dhe të sigurimeve pritet të jetë gato për diskutim në komisionet parlamentare në muajin mars. Janë 7 ligje të cilat do të ribëhen nga e para, për të shmangur përplasjet dhe mbivendosjet për kategoritë që trajtohen nga skema e sigurimeve, si pensionistët apo personat me aftësi të kufizuar. Lidhur me këta të fundit, nisma parashikon 5 vjet heqje lirie për mjekët të cilët abuzojnë me kempin.

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, 10 herë më shumë se në SHBA, 14 herë më shumë se në Suedi, krahasueshëm me Ganën

Postuar në 05 Shkurt, 2014 08:38

Numri i të vdekurve në aksidentet rrugore në Shqipëri gjatë vitit 2013 ishte 295, raporton Ministria e Transporteve. Ndërkohë, numri i automjeteve të kolauduara ka qenë rreth 306 mijë dhe të regjistruara rreth 446 mijë. Duke presupozuar se rreth 400 mijë automjete kanë qenë realisht në qarkullim dhe secili automjet ka përshkuar mesatarisht 10 mijë kilometra në vit brenda vendit, rezulton se Shqipëria ka patur 7.4 vdekje për 100 milion kilometra të përshkuara nga automjetet. Krahasimisht, në ShBA, ky tregues është në nivelin 0.74, ndërsa në Suedi është në nivelin 0.53.

Doganat e Spiropalit përgënjeshtrojnë pritmëritë; të ardhurat e janarit janë mbi plan

Postuar në 05 Shkurt, 2014 08:07

Rritja e të ardhurave doganore gjatë muajve të fundit të vitit të shkuar u lidh nga shumë vetë me një hile të tregëtarëve, të cilët – ky ishte arsyetimi që u bë me atë rast – bënë çmos të importonin sa më shumë mallra të huaja të akcizës (karburant, pije alkoolike, cigare, etj), në mënyrë që të shmangnin rritjen e kësaj takse që hynte në fuqi në fillim të vitit 2014. Këtë hile të mundshme nuk e përjashtoi as Elisa Spiropali në studion e programit Jamais Vu të Mustafa Nanos, në Ora News.

Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Aktin Normativ të nëpunësit civil. Argument kryesor, ndërhyrja në kompetencat e Kuvendit.

Postuar në 05 Shkurt, 2014 07:51

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin sipas të cilit u rrëzua Akti Normativ i Këshillit të Ministrave për nëpunësin civil. Në thelb vendimi i përmbahet idesë së qeveria ndërhyri në kompetencat e Kuvendit. E thënë me fjalët e Gjykatës: “...transferimi i kompetencës legjislative Këshillit të Ministrave, që, përjashtimisht, të marrë masa të përkohshme në rast nevoje dhe urgjence, i nënshtrohet para së gjithash, kufizimeve kushtetuese, të cilat konsistojnë në kritere procedurale dhe po ashtu lëndore, të përcaktueshme nga natyra e marrëdhënies konkrete që kërkon rregullim.

Lëvizje e pazakontë nga OKB-ja, i kërkon Vatikanit të heqë nga funskionet klerikët që kanë abuzuar seksualisht me fëmijët

Postuar në 05 Shkurt, 2014 07:09

OKB-ja ka dalë së fundmi me një raport të pazakontë. Ai i drejtohet Vatikanit dhe i kërkon këtij të funit që të largojë nga detyrat e tyre funksionale të gjitha “ata klerikë dihet se kanë abuzuar me fëmijët”. Ky raport e dënon publikisht politikën e Selisë së Shenjtë e cila lejon që priftërinj të cilët kanë abuzuar seksualisht me fëmijet të vazhdojnë misionin e tyre fetar. Nga ana e vet, Selia e Shenjtë ka ngritur një komision për këtë çështje, i cili do të dalë me një deklaratë sot në mbrëmje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme