Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Aktin Normativ të nëpunësit civil. Argument kryesor, ndërhyrja në kompetencat e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin sipas të cilit u rrëzua Akti Normativ i Këshillit të Ministrave për nëpunësin civil. Në thelb vendimi i përmbahet idesë së qeveria ndërhyri në kompetencat e Kuvendit. E thënë me fjalët e Gjykatës: “...transferimi i kompetencës legjislative Këshillit të Ministrave, që, përjashtimisht, të marrë masa të përkohshme në rast nevoje dhe urgjence, i nënshtrohet para së gjithash, kufizimeve kushtetuese, të cilat konsistojnë në kritere procedurale dhe po ashtu lëndore, të përcaktueshme nga natyra e marrëdhënies konkrete që kërkon rregullim. Në këtë kuptim, Gjykata çmon se për sa kohë Kuvendi nuk mund të delegojë pushtetin e tij ligjbërës, por ka detyrimin kushtetues të përmbushë kërkesat procedurale dhe lëndore për miratimin e ligjeve të cilësuara sipas nenit 81/2 dhe 83 të Kushtetutës, në raport me nenet 1, 2, 4, 7 dhe 116 të Kushtetutës, aq më pak Këshilli i Ministrave mund të ndërhyjë me akte normative me fuqinë e ligjit në ato fusha, rregullimi i të cilave, expressis verbis, përbën kompetencë ekskluzive të Kuvendit”. Dy janë sipas gjasave rrugët që lë ky paragraf i cili përmbush në një masë të madhe “Jo-në” e gjykatës: Ose shumica pranon të mbajë kuadrin ekzistues ligjor për nëpuësin civil, ose nëse ka qëllim të bëjë ndryshime, do të duhet që për këtë çështje të investohet me një nismë të posaçme ligjore. Ndërkohë vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka patur edhe kundërshtime, pra mendim pakice, argumentimi i së cilës i është bashkëngjitur vendimit. Për këtë çështje ka patur edhe spekulime politike, mes të cilave edhe ajo se zbardhja e vendimit do të bëhet sa më afër marrjes së statusit, për të ndikuar sadopak në këtë proces. Çka nuk rezultoi e vërtetë. Me zbardhjen e vendimit bie edhe qëndrimi i qeverisë sipas të cilës, dëeri në zbardhjen e vendimit, Akti Normativ do të mbetet në fuqi.
Vendimi i plotë në: http://gjk.gov.al/web/Lista_e_Vendimeve_92_1.php
s.z
Add new comment