A kanë kapitale në parajsat fiskale politikanët shqiptarë? Gazeta “Dita”: Ende asgjë për emrat, por lidhjet me disa banka mund hamendësojnë diçka

Postuar në 05 Shkurt, 2014 09:28

Gazeta “Dita” shkruan sot për çështjen e fshehjes së pasurisë nga politikanët apo të afërmit e tyre, lajm të cilin e ka shoqëruar me foton e takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me Presidentin azer Ilham Alijev. “Dita” sjell disa shembuj nga rajoni, si lista “Lagarde” në Greqi, e cila siç shprehet gazeta, nuk u bë publike ndonëse disa gazetarë e posedonin. Bëhet fjalë për politikanë apo të afërm të tyre që depozitojnë shuma të mëdha në zonat “offshore”, ndryshe parajsat fiskale. Për Shqipërinë gazeta “Dita” ngre një hipotezë, sipas të cilës “ndonëse ende nuk ka emra konkretë dhe të dhëna ekzakte bankare në lidhje me shqiptarët ose politikanët e lartë shqiptarë që disponojnë kapital në parajsat fiskale, në Shqipëri sidomos në dekadën e fundit ka patur disa zhvillime që sugjerojnë lidhje të forta të bizneseve pranë qeverive me këto banka. Në Shqipëri, ka kompani tejet të fuqishme që operojnë në sektorë kyç, madje dhe strategjikë të ekonomisë që nuk janë entitete të kontrolluara por thjesht filiale të të tjera kompanive që janë të regjistruara në parajsat fiskale”. Dhe nga kjo hipotezë, ecet më tutje në një fakt që gjithsesi nuk vjen i plotë. “Është interesant fakti se në Shqipëri, që pas vitit 2007 rezultojnë të regjistruara tri kompani qipriote konsulence të cilat e ofrojnë shërbimin e tyre pa qenë nevoja të kalosh doganën. Mesa duket konsulentët qipriotë kanë pasur mjaftueshëm klientë nga Shqipëria, sa për të justifikuar dhe hapjen e filialeve të këtij shërbimi edhe në Tiranë?”, shkruan “Dita”. Perceptimi se politikanët shqiptarë janë të pasur është i përgjithshëm, thuajse një bindje mes qytetarëve. Por se ku i kanë lekët ata, kjo ende nuk ka marrë një përgjigje.

Më shumë në: http://gazetadita.al/sa-shqiptare-jane-pjese-e-listes-se-miliardave-te-fshehura/

s.z

Comments

Submitted by Pema (not verified) on

P.A.B, ti mire e the por kujt ia the!
Problemi me mediat ne vend nuk eshte se nuk dine te "gjuajne" politikanet. Problemi eshte se nuk duan te gjuajn politikanet, kuptohet nese ke deshire ta mbash punen. Lejohet te "gjuash" vetem kundershtaret politik te pronarit te medias, pala tjeter duhet mbajtur me hater per tendera / favore.

Eshte dhe dicka tjeter qe i pengo ne gjueti. Pjesa derrmuese e gazetareve jane totalisht injorante! Nuk dine as te shkruajne, as te bejne kerkime dhe as te analizojne. Ne fakt nuk dine as te perkthejne, lexo lajmet nderkombetare tek te "medhenjte", Top-i dhe Klani. Ka me shume pasaktesi se sa informacion te sakte. Imagjino mediat e tjera si jane, ku gazetaret paguhen me pak, ose s'paguhen fare.

Eshte e veshtire te kemi ndonjehere media profesionale perderisa te gjithe ato qe mund ta financojne, jane nga i njejti llum me politikanet (ndoshta me keq).

Nejse...

Submitted by Pema (not verified) on

Nuk besoj se politikanet tane kan para neper banka jasht vendit. Nje gje e tille do nenkuptonte qe ato kan vjedhur para, gje qe eshte e pamundur. Ne shqiperi asnje politikan nuk eshte denuar per korrupsion, qe do te thote jane te gjithe te paster!
Jemi shembull per te gjithe europen.

Submitted by RP (not verified) on

shkon politikani Filan Fisteku dhe ben nje derr vile qe mund te kushtoje me milione$,ky eshte karshillek i papare.Pastaj blejne makina te shtrenjta,si rasti Olldashi.Perveçse hane e pijne ne restorante eskluzive.Po ti pyesesh ne te shumnten e rasteve te kujtojne se keto jane donacione,ua dhurojne medemek ca firma e kompani,qe kane shume respekt per keto figurat kombetare.Femijet kryesisht i kane ne universitete me pagese,ku nje tarife 60-80 mije euro ne vit eshte hiçasgje,keta femijet do pasojne gjeneraten e vjeter me te rene,se nuk ben vaki te çash ne Shqiperi pa miq edhe te jesh Anshtajni vete.Pastaj flasim edhe per parajsat fiskale,atje sigurisht kane shume te pallogaritshme,kane edhe prona dhe parcela ne kompanite kryesore shqiptare nen emra miqsh e kusherinjsh.Por paradoksalisht,sa eshte e vogel Shqiperia aq i madh eshte mundimi t'u shkosh pas fijeve te merimanges.Prisni nga gazetaret?!!!Mos more?!!!Mesa kuptoj une ekzistojne dy tip gazetaresh,ata qe i dine gjerat dhe i fshehin se ky eshte kushti i karrieres se tyre dhe ata qe nuk vertetojne dot,por dhe kur gjejne diçka nuk u del ne botim.Per mua transparenca eshte vertete detyre e shtypit,por te luftosh krimin e trafikut e financave te paligjshme eshte detyre e organeve te specializuara te shtetit.Po qe se zyrtaret e ketyre strukturave i kane femijet jashte ne universitete dhe kane makina te shtrenjta ne perdorim privat,atehere e kam te qarte qe kalaja eshte marre nga brenda.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.