Qeveria u heq të drejtën për kredi të buta zyrtarëve të lartë. Lekët do të shkojnë për njerëzit në nevojë

Postuar në 05 Shkurt, 2014 11:27

Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë privilegjin e kredive të buta për zyrtarët e lartë. Me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit është shfuqizuar vendimi nr. 600 i Këshillit të Ministrave, i cili parashikonte trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore. Madje ky fond sipas ministres Eglantina Gjermeni do të shkojë te qytetarët që kanë më shumë nevojë. “Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave i heq zyrtarëve të lartë të shtetit mundësinë për t’u trajtuar në mënyrë të privilegjuar, përmes kredive te buta për strehim. Falë vendimit të sotëm, privilegjet e trajtimit me kredi të buta do të kalojnë nga zyrtarët e lartë të shtetit, tek qytetarët që kanë më shumë nevojë për këtë strehim", tha Gjermeni.  Ka një paqartësi në këtë pikë: kështu është e vërtetë që vendimi nr. 600 është shfuqizuar, por titullimi i tij lidhet me “nëpunësit civilë të administratës së lartë shtetërore”, ndërkohë që para disa javësh, mediat zbardhën përfitimin e kredive të buta nga disa deputetë të Parlamentit, të cilët zyrtarisht nuk duhet të përfshihen në kategorinë e përfituesve. Gjithsesi, duke patur parasysh se çfarë shifrash "vënë në lëvizje" akuzat politike për korrupsion në administratë, më shumë sesa privilegj, ky i kredive të buta ngjan si tepricë privilegjesh.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.