Lëvizje e pazakontë nga OKB-ja, i kërkon Vatikanit të heqë nga funskionet klerikët që kanë abuzuar seksualisht me fëmijët

OKB-ja ka dalë së fundmi me një raport të pazakontë. Ai i drejtohet Vatikanit dhe i kërkon këtij të funit që të largojë nga detyrat e tyre funksionale të gjitha “ata klerikë dihet se kanë abuzuar me fëmijët”. Ky raport e dënon publikisht politikën e Selisë së Shenjtë e cila lejon që priftërinj të cilët kanë abuzuar seksualisht me fëmijet të vazhdojnë misionin e tyre fetar. Nga ana e vet, Selia e Shenjtë ka ngritur një komision për këtë çështje, i cili do të dalë me një deklaratë sot në mbrëmje. Raporti është hartuar nga Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, i cili ka shprehur shqetësim për përfshirjen në veprime të ulëta ndaj fëmijëve, të njerëzve të veshur me petkun e Kishës.
Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-26044852
s.z
Comments
Huqin e vjeter ,sherbyesve te
<p>Huqin e vjeter ,sherbyesve te kishes se shenjte nuk ka fuqi ne bote tja heqe ,apo jo ,Paul?</p>
Bravo OKB-ja. Me ne fund
Bravo OKB-ja. Me ne fund diçka levizi per kete super krim kunder njeriut.
Add new comment