Policisë së Shtetit i kufizohet përdorimi i Facebook-ut

Postuar në 07 Shkurt, 2014 08:15

Punonjësit e Policisë së Shtetit do ta kenë të ndaluar përdorimin e rrjetit social “Facebook”, si përfaqësues të shtetit shqiptar.Urdhri i firmosur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, u bën të qartë punonjësve të policisë që të kenë kujdes me përdorimin e Facebook-ut.Sipas urdhrit të cilin e ka siguruar “Ora News” ministri sanksionon efektivat që të mos përdorin asesi simbolet e policisë në rrjetin social.Qëndrimet e tyre në këtë rrjet social duhet të jenë të qartësuara se janë mendim personal dhe jo të uniformës që ata mbartin. Gjithashtu sipas këtij urdhri policët gjatë shërbimit nuk mund të mbajnë bizhuteri, duke përfshirë këtu edhe varëset apo unazat që nuk janë simbol i martesës.Gjithashtu ministri kërkon nga strukturat e policisë të mos ekspozojnë armët e Policisë së Shtetit dhe të mos komentojnë në rrjetin social pa autorizim të institucionit të Policisë së Shtetit. S.S.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.