Riaktivizohet mekanizmi i akuzës për trafik organesh për drejtues të UÇK-së. Eurodeputeti çek Richard Falbr kërkon që emri i Hashim Thaçit të mos propozohet për Nobel

Duket se ka një lëvizje të vërtetë politike kundër kreut politik në Kosovë. Në momentin që aktualisht ka një propozim për Hashim Thaçin, Ivica Daçiç dhe Catherine Ashton për çmimin Nobel për paqe, prej disa ditësh, çështja e trafikut të organeve, apo edhe ngritjes së një gjykate të posaçme për ato që quhen krime të UÇK-së, ka ridalë në skenë. Madje me forcë. Kështu, gazeta “Express” në Kosovë bën me dije sot se një europarlamentar cek, ka kërkuar që kreu i socialdemokratëve në PE, Hanes Svoboda, duhet të tërheqë propozimin e bërë për çmimin Nobel për paqe, pasi sipas tij figura e Hashim Thaçit nuk përmbush kriteret. “Thaçi është një kriminel lufte i cili dyshohet për tregtim të organeve të serbëve dhe një bos i drogës. Ai kur rekrutonte njerëz për UÇK-në, në një rast në një fshat u tha prindërve: Ose më jepni 10 mijë marka gjermane ose birin tuaj. Dhe në qoftë se dikush refuzonte, ai i vinte zjarrin shtëpisë. Kur ai ishte i pakënaqur me njerëzit e UÇK-së, i qëllonte ata për vdekje. Ai është një kriminel”, tha Falbr. (http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,133919). Se nga i ka këto të dhëna deputeti cek kjo nuk bëhet e ditur, por gjithsesi hedhja e tyre në media përfaqëson një lëvizje që godet imazhin e kryeministrit dhe qeverisë së Kosovë. Çështja ka paqartësi të mëdha, pasi këto dy ditë, gazeta “Express” ka përcjellë lajmin se një ish-komandant i UÇK-së, Sabi Geci qenka marrë në pyetje nga prokuroria dhe policia dhe pas këtyre seancave “janë përmendur emra të fuqishëm të skenës politike. Sigurisht se priten arrestime që do ta lëkundin Kosovën dhe skenën politike". Kjo sipas gazetës, e cila sot publikon një letër të familjarëve të Gecit që mohojnë që ky i fundit të jetë pyetur për këtë çështje. Nga ana tjetër, familja në letër nënvizon se akuzat e Dick Marty-t sponsorizohen nga serbët, të cilët në këtë përpunim opinioni po përfitojnë nga një krijimi i një kontrasti mes të mirës, që është kryeministri i tyre që dialogun me Europën dhe të keqes, që sipas akuzave është kryeministri Thaçi. Problemi është se në këtë lojë ku luhet imazhi, të dy politikanët bëhen standard gjykimi edhe për shoqëritë që përfaqësojnë, çka është jo vetëm e padrejtë, por edhe keqdashëse nga ajo pjesë faktorit ndërkombëtar që e ka kthyer punë mbrojtjen e serbëve përmes kriminalizimit të shqiptarëve, pa mohuar natyrisht krimet e mundshme që përfaqësues të këtyre të fundit mund të kenë bërë. Vetëm se në përballjen e fundit serbo-shqiptare rolin e shtetit në fushë e kishte Serbia.
s.z
Comments
Bravo!!! E verteta duhet te
<p>Bravo!!! E verteta duhet te dale!!!</p>
Qe trafikimi i organeve eshte
<p>Qe trafikimi i organeve eshte bere kjo dihet, sepse dy doktoret, ai turk e ai israelit jane kapur tashme, ka edhe deshmimtare, ka edhe nga ata deshmimtare qe jane te zhdukur mbas dhenies se deklaratave, ka edhe shume fakte te tjera qe D Velle e Gjermanise i kushtoi nje program 1ore e gjysem por, kriminelet si Hashimi dhe Ramushi i kane krahet e ngrohte dhe 'nuk ua rreh era''.</p>
Add new comment