Fatmir Limaj do jetë sonte në RTK; pritet që të thotë “lajme”

Ka dalë lajmi se Fatmir Limaj do të japë një intervistë sonte në RTK, dhe janë krijuar pritmëri se këtë herë do të jetë më i qartë e më i troçtë. Është vetë mesazhi që ai ka lënë ai në profilin e tij në facebook, që e krijon këtë pritmëri: “Të nderuar miq e simpatizantë. Dua t’ju njoftoj se sot me datën 4 shkurt, në ora 8:20 do të jem mysafir në RTK për një intervistë. Ju ftoj ta ndiqni”.
Ka kureshtje në Kosovë lidhur me faktin, nëse Limaj do t’i rikthehet bashkëpunimit me Thaçin, apo do të ndërmarrë një aksion të vetin politik. U fol pas zgjedhjeve lokale për një ujdi të mundshme mes këtyre të dyve që kanë qenë miq të hershëm, por kanë munguar shenjat konkrete që e bëjnë të besueshme një ujdi të tillë. Duhet thënë se Fatmir Limaj u bë shkak që PDK-ja të humbiste terren në zgjedhjet e fundit, sidomos në Malishevë, Lipjan, Drenas e Prizren.
Re.Pu.
Comments
Fytyre krimineli.
<p>Fytyre krimineli.</p>
Add new comment