Mark Frroku t’i kërkojë falje Topallit, thotë Rama. Por Frroku nuk tërhiqet

Postuar në 04 Shkurt, 2014 06:27

Historia e sms-së që deputeti Mark Frroku I dërgoi ish kryetares demokrate të Kuvendit Jozefina Topalli, dhe reagimi i PD-së më pas, tërhoqi edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit i sugjeroi dje kristiandemokratit Frrokut, që në seancën parlamentare të së enjtes t’i kërkojë falje Topallit për mesazhin, ku ai i thoshte “Nuk merrem me gra të përdorura”. Në fakt, reagimi i Ramës në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar ka qenë pak e ashpër, duke i kushtëzuar Frrokut edhe pjesëmarrjen në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, nëse ai nuk e bën këtë ndjesë publikisht në Kuvend. Burimet nga grupi parlamentar thanë se Rama, duke u nisur nga ky rast specifik kërkoi prej të gjithë deputetëve që të ruajnë etikën në Kuvend, për të mos u kthyer si deputetët e Partisë Demokratike dikur në pushtet. Të njëjtat burime thanë se Frroku nuk ka pranuar të kërkojë ndjesë. “Nuk kam pse t’i kërkoj falje. E meritonte atë reagim. Nuk e bëj, sepse e konsideroj normal atë reagim timin”, mësohet të jetë shprehur Frroku në mbledhjen e grupit parlamentar. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, deputeti Mark Frroku tha: “Nuk kam për të kërkuar falje, sepse unë kam folur si politikan. Unë i kam thënë që është përdorur politikisht. Më ka borxhe për fushatën që i kam bërë”.

a.k

Comments

Submitted by Endri UK (not verified) on

Haha, po nqs te paska borxh atehere ti qenke i perdoruri "politikisht"...

Submitted by tani (not verified) on

po rama te na kerkoj nje here falje ne qe e beri kete deputet e ndonje tjeter si puna e ketij...e ta perjashtoj jo per faj te jozit po per faj te karrieres se tij ete hetoj pak muhabetin e belgjikes dhe vrasjen e komisarit..show e pordh kot..dhe vet rama mqs permend kod etik.,te zbatoj vet nje kod moral..nuk behet krimineli deputet...apo hajt se perball eshte sala dhe cdo gje kalohet se kemi perball te cmendurin..

Submitted by Tironci i ri me... (not verified) on

O injoranca qe ka prekur tastieren. Po kush te tha ty more derezi qe e zgjodhi Rama, Mark Frrokun? Po c'jeni bere keshtu more te mjere qe ju duket sikur i dini te gjitha dhe ju flet gjuha para mendjes. Se cfare lidhje kishte zgjedhja e Frrokut me Edi Ramen ju injorantet e forumeve e dini. Pyet njehere se per te lexuar mbase nuk di se si u zgjodh Frroku, ne listat e kujt ishte e te tjera e te tjera. Pastaj hajde bej politike ne blogje. Race injorante.

Submitted by alban (not verified) on

He more doktor shkencash. Na e thuaj ti kush e futi ne listen e PS. Apo me mire si e bleu vendin ne listen e PS dhe kush i mori leket qe te ishte aty.

Dhe per kulture shkruhet rrace jo race o injorant!

Submitted by Nonda (not verified) on

Ore ky toke-xanuni si ai qe e lante sarinen me sapun me duket mua.

Apo te jete koincidence thua?

Submitted by Albi (not verified) on

Ka qene ne koalicion me PS-ne, qe me kodin elektoral te tanishem do te thote se numri i votave qe i duheshin per tu bere deputet ju pergjusmua. Per ekuivalence, FRD ne Tirane ka marre me shume se dyfishin e votave te ketij ne qarkun e Shkodres dhe prap nuk e nxorri dot nje deputet meqe ishte e vetme ne zgjedhje.

Pra injoranca, si mosdije, ne kete rast perfaqesohet nga ty qe nuk e njeh kodin elektoral.

Nuk po futem fare te fakti se ky ne fakt merr pjese ne mbledhjet e grupit parlamentar te PS, mbledhje ne te cilen Rama i paska kerkuar te kerkoje falje.

Submitted by tani (not verified) on

o iluminizmi qe shyqyr qe na hape syt ti...vajte bere koalicion,e fute ti ne koalicion..e fute disa dite pasi nxore fotot e kupoles..dhe te lista e koalicionit i dyti pas frrokut ishte ai qe vrau direkt komisarin..spo i futem problemit ne ka pas dore dhe ky se pak e veshtire eshte mos te kete dijeni..dhe un per aq pak mend qe kam nuk e pranoj dot nje gjest te tille.nuk e gelltise dot..dhe mqs po permendje dijen dhe injorancen nje tip te tille si ky ne parlament(por ka dhe te tjere sa te duash)un nuk e pranoj dot..per aq pak mend sa kam un e kuptoj qe politika eshte lavire dhe te mjele nga te tera anet por un disa kompromise sidomos me vrases e kam te veshtire ti pranoj.ndofta ngaqe aq mend kam.per zotin rama do te jap nje pergj te qarte kur te shof qe ky tipi sdo te jete aty ku eshte po atje ku e ka vendin.deri tani te qenit deputet,dhe i mazhorances me jep te gjithe te drejten te mendoj qe do favorizohet nga drejtesia..uroj vertet qe rama ta kete perdorur dhe te jete ky ne vend te jozit pastaj..ne shqipet disa gjera i pranojme shume kollaj dhe shpesh behemi partizane te njerit dhe tjetrit.duhet ti shofim te gjitha gjerat ne sy e drejt.jo cdo gje duhet falur sepse perball ke berishen e rames sduhet ti permendim gabimet.nese vazhdojme keshtu pas disa vjetesh do e kesh dhe ramen si berisha..e pushteti te prish thone ata qe e kane provuar..lere tifozllikun per ne sport .mos e fut ne jeten e perditshme.gjithe te mirat usta..

Submitted by Albi (not verified) on

O Tani, e kisha me kete Tironcin komentin, e jo me ty. Pa problem :)

Submitted by RP (not verified) on

ky Frroku eshte demokristian i njeres prej partive demokristiane,por kjo partia e ketij,ndryshe nga demokristianet e Nard Ndokes(se jane nja 3-4 te tilla)beri aleance paraelektorale me PS.Rama i kerkon te sillet si xhentelmen,se fjala"femer e perdorur" ka disa kuptime,psh njeri nga kuptimet ne gjergun popullor i thone"legjenda e lagjes",dmth e kane perdorur te tere,me pensioniste dhe parashkollore,pa dallim bindjesh politike...Mirepo ky e ktheu,thote qe e pati per"perdorimin politik",se ajo i ka borxhe kur e ka perdorur kete Frrokun per ahengje elektorale.Por,ta themi shkurt,ngado ta fusesh merden,edhe ne poç floriri ajo te njejten shije do kete.Kjo vlen per z.Muçi Nano qe kerkoi"Internacionalen"me qelbesira,veç te rrezohej plaku i rrjedhurqe ne 23 vjet asnjehere nuk i fitoi zgjedhjet me rezultat te rregullt.Une them se saga do zgjase,se nuk ben vaki qe nje Frrok te kerkoje falje,se pasaj i bie madheshtia.Rama doemos nuk terhiqet as ai,do i mbetet qejfi shume qe Frroku ka mungese respekti...Pa demokristiane sikur nuk ka lezet parlamenti,sidomos kur eshte nje i vetem.Do pyetur Fahri Balliu si do e kete finalen kjo novele.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.