Grillo godet lart. Lëvizja e komedianit tenton procedurat parlamentare kundër Napolitanos

Postuar në 30 Janar, 2014 05:27

Lëvizja e komedianit Beppe Grillo në Itali ka depozituar në Parlament një kërkesë për vënie në statusin e të akuzuarit Presidentin e Republikës Giorgio Napolitano. Bëhet fjalë për një lloj mocioni nëse mund të shprehemi kështu, qëllimi i të cilit është të lëvizë nga detyra kreun e shtetit  është abuzimi me pushtetin, se ka toleruar dhe dekretuar ligje që janë me përmbajtje antikushtetuese. Kërkesa është dorëzuar në të dyja dhomat e Parlamentit. Duket se qëllimi i saj është debati, pasi siç bëhet e ditur raportet aktuale nuk e lejojnë miratimin e saj. Napolitano është aktualisht figura më e respektuar politike në Itali, pasi ka ditur të imponohet si një personalitet dominues në kushtet e një krize ekonomike dhe të disa zhvillimeve radikale në skenën politike, siç ishte edhe hyrja në parlament e një lëvizjeje populiste si ajo e Grillos, me retorikë kundër sistemit politik italian.

Më shumë në: http://ansa.it/web/notizie/postit/specialepresidentedellarep...

s.z 

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Cfare fatkeqeie per nje komb me kulture mijeravjecare qe ka mbetur peng e nje kllouni pasi u drejtua nga nje tjeter klloun per dhjete vjet...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.