10-50 mijë euro për vrasjet. Zbardhen disa detaje shtesë për “bërthamën e tritolit” dhe ekzekutorin Sinanaj

Arrestimi i bërthamës së djeshme që organizonte atentate me eksploziv ka tërhequr vëmendje të gjerë. Mediat kanë njoftuar edhe sot se një palë e interesuar është edhe ekipi hetimor grek që ka mbërritur në Shqipëri, i interesuar sidomos për ekzekutorin Julian Sinanaj. Ky i fundit, madje citohet sot nga gazeta greke “To Vima”, e sjellë në shqip, nga agjencia “Balkanweb” se ka pranuar 27 vrasje, përfshirë këtu disa atentate të kryera në Greqi për llogari të një organizate terroriste. “To Vima” citon se hetuesit grekë dyshojnë në këto pohime të Sinanajt, pasi për të në vendin fqinj ka të regjistruar vetëm një shkelje trafiku. Këto dyshime mbajnë të hapur mendimin nëse Sinanaj është penduar vërtet, apo po merr përsipër shumë më tepër sesa ka bërë. Vetë policia shqiptare ka bërë të ditur Sinanaj dyshohet për rreth 20 vrasje me pagesë. Ndaj edhe në lojë ka hyrë hetimi i porositësve, dy prej të cilëve, vëllezërit Mëhillaj, sipas Top-Channel janë larguar nga banesa, pasi po kërkohen nga policia. (http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=271865). TCH sot ka bërë një minikronologji të Sinanajt, vrasjen e parë të të cilit e vendos në vitin 2012, më 26 gusht, kur ai eliminoi një peshkatar në Orikum. Por vetë Sinanaj ka pranuar se ka nisur aktivitetin që herët duke hapur kështu pistën se mjaft prej veprave të tija mbeten aktualisht të panjohura. Të gjithë këtij kalendari eliminimesh të porositura, i ka dhënë një karakter tjetër deklarata e Prefektit Besnik Dervishi, i cituar nga televizionet të jetë shprehur se “Marjon Mitro dihet se me kë është i afërt në Vlorë”. Marjon Mitro dyshohet si porozitës i të paktën dy atentateve të fundit në Vlorë dhe punonte në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanisitik Vendor.
Ndërkohë sot është bërë e ditur edhe sesi ka rënë në pranga Julian Sinanaj. Ka qenë shtetasi Ndriçim Gjoksana nga Vlora, furnizuesi me armë dhe eksploziv, ai që e ka denoncuar Sinanajn, madje me akuzën se është vrasës me pagesë. Shifrat e vrasjes shkojnë nga 10-50 mijë euro. Dhe objektivi zakonisht kanë qenë biznesmenë. (http://www.panorama.com.al/2014/01/30/i-penduari-denoncoi-si...).
s.z
Comments
rripeni te gjalle qenin
<p>rripeni te gjalle qenin</p>
Add new comment