Debate në Komisionin për Politikën e Jashtme për kandidaturën e Ermir Gjinishit. Blushi: “Gjinishi, partizan i futjes së ferexheve në arsim”. Gjinishi: “Nuk kam cenuar shtetin laik”

Prezantimi i tre kandidaturave për ambasador ka provokuar debate në Komisionin Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë. Shkak është bërë propozimi nga Ministria e Jashtme i Ermir Gjinishit si ambasador në Arabinë Saudite. Gjinishi ka qenë më herët një pjesëtar aktiv i komunitetit mysliman të Shqipërisë dhe është përshirë shpesh në debatet për religjionin. Me këtë rast, deputeti socialist, Ben Blushi ka bërë një ndërhyrje në komision, ndërhyrje e cila ka shtruar në fakt një problem jo të vogël. Sipas Blushit, me qëndrimet e veta Gjinishi ka cenuar parimet e shtetit laik. “Kam dëgjuar disa komente të Ermir Gjinishit kundër laicitetit të shtetit. Nuk e di si është përzgjedhur kandidatura e tij. Ka qenë partizan i futjes së ferexheve ne arsim”, ka deklaruar Blushi. Gjinishi ka nënvizuar se “asnjëherë nuk kam cenuar shtetin laik. Gjithmonë kam respektuar të drejtat e njeriut”. Një përballje kjo që ka “përfunduar” me qëndrimin e deputetes Arta Dade, e cila në mënyrë pyetëse i është drejtuar Gjinishit: “Besoj tani që do jeni ambasador, do shkëpusni veten nga feja”. Çështja është delikate në vetvete, ndonëse Gjinishi do të jetë ambasador në Arabinë Saudite, një vend mysliman. Është një praktikë e njohur që si përfaqësues në vende të caktuara të dërgohen njerëz që bartin atribute kulturore që lidhen me vendin pritës. Në këtë rast duket se përkatësia fetare e Gjinishit është një element që mund të shërbejë, sikurse ta zëmë në përfaqësinë tonë në Vatikan preferohet një ambasador që vjen nga komuniteti katolik. Problemi është se emërimi I Gjinishit përcjell një mesazh edhe brenda vendit, në elektoratin shqiptar, kur mund të kujtohet fare mirë, se në fushatën e fundit elektorale, problemi fetar doli në sipërfaqe, ose më mirë të themi, u përdor si instrument nga të dyja kampet. Gjithsesi deri në fund, është Presidenti ai që do dekretojë ose jo Gjinishin. Ndërkohë në Komision është prezantuar edhe Ilir Boçka si kandidat për ambasador në Serbi dhe Pëllumb Qazimi në Slloveni. Gjatë mbledhjes së komisionit është përsëritur edhe kritika e deputetit Bumçi për mbylljen e ambasadës sonë në Kroaci, ndonëse kryeministri para disa ditësh mohoi që një gjë e tillë do të ndodhë.
s.z
Comments
tironsit thone "ke inot jepi

tironsit thone "ke inot jepi hakun" Jam mik me Gjinishin , eshte normal por t dergohet ne nje vend evropian. ka pasurpost ne njes truktur fetare.

Sigurisht qe nuk ke cenuar

Sigurisht qe nuk ke cenuar shtetin laik?! Sepse kur kerkon ferexhe e forcon shtetin laik, jo e dobeson?! Shkurt ky gjasme ambasador do te punoje per Arabine Saudite, dhe jo per Shqiperine. Blushi ka plotesisht te drejte.

Nese ka kerkuar ndonje gje

Nese ka kerkuar ndonje gje Gjinushi, ka kerkuar te mos perjashtohen nga shkolla nxeneset qe mbajne shami.

E drejta e praktikimit te fese ne publik njihet nga kushtetuta, dhe laicitet eshte kur shteti nuk predikon fe, por jo kur shteti ndalon praktikat fetare te qytetareve.

Shteti i Blushit te shohe qe ka mbushur shkollat me ikonat e Nene Terezes. Hiqjani shamine dhe kryqin Nene Terezes ne shkolla, nese jeni te shqetesuar per laicitetitn. Shkolla eshte publike, kokat me shami te nxenesve jane private

Në moment që ka dalë kundër

Në moment që ka dalë kundër shtetit laik si mund të emërohet ambasador i një shteti lajik po deshi të vejë ambasador në Mekë si përfaqësus i fesë myslimane

Ec rilindja aty. Ja keni bo

Ec rilindja aty. Ja keni bo si burrat e fort. Po s'keni pas noj ma t mire se ky islamiku i qelbet. S ju vje zorr juve.

Vec ju mund ta boni Zhvejkun ambasador. Ene jo iher. Po dy here. Ku e msoi diplomacin ky Qazim konviktori mer jahu, ne kazerme kur priste tasin e groshes. Ja keni myt kot. Jeni per gjynof. Kot keni shajt Bersihen.

Njoni ma ibret se tjetri. S
Njoni ma ibret se tjetri. S ka dipllomaci me kta rob. Njoni islamik qi osht per ta cu n Siri. Tjetri kapterr ushtrie me gavete n dore. Se ca pune ka ai naper ambasada nji zot e di. Tjetrin duhet ta kishin cu n azile t pleqve. Na kujto kohen e tallonit. Blushoo ke pas t drejte. Ky ministri jashtem si shum i jashtem ka met. S po i hy punve hic permrena.
Nderhyrja e Arta Dades eshte

Nderhyrja e Arta Dades eshte per te qeshur e per te qare. Mesa duket shoqja Arta ende mendon se shtet laik do te thote shtet ateist. Prandaj i kerkon ketij Gjinishit te gjore te heqe dore nga feja po qe se do te behet ambasador. O lele moj nene..... Shoqja Arta akoma nuk e keni mesuar ju qe ne shtetet laike nje nga te drejtat themelore te njeriut ehte e drejta per te besuar ne Zot? Cfare do te thuash ti tani, qe ambasadoret duhet patjeter te jene jo-besimtare? Shokut Enver do t'i behej qejfi shume, qe ka deputete ne Partine e tij, tashme te moderuar, qe cojne perpara ideologjine fitimtare te ML.

Se dyti, ne kete rast (sic permendet edhe ne artikull) perkatesia fetare e Gjinishit eshte ne te mire te kryerjes se detyres se tij si ambasador ne nje vend zyrtarisht islamik. Nese vertetohet qe Gjinishi gjate kryerjes se detyres se tij si ambasador nuk mbron interesat e Republlikes se Shqiperise ne Arabine Saudite, atehere ai mund te shkarkohet dhe ne vend te tij te vendoset nje tjeter, por nuk mund te paragjykohet Gjinishi, sic bejne disa komentues ketu me lart (me nje dialekt shume interesant) , se meqe eshte "islamik i qelbet" (!) nuk duhet cuar ambasador.

Se treti, sjellja dhe risjellja ne diskutim e kesisoj problemesh, sidomos ne nivele te larta te politikes nuk me duket e dobishme dhe ne te mire te kombit shqiptar. Toleranca fetare duhet te vazhdoje te ruhet, qe te mos krijohen rrethana eksplozive te ngjashme me ato qe cuan ne luftrat ne ish-Jugosllavi, sado qe atje kishte edhe faktore etnike, megjithate edhe faktori fetar luajti rolin e vet per te vrare njerez te pafajshem, dhe shpesh civile te pambrojtur. Zgjidhja nuk eshte "ndalimi i fese", apo persekutimi mbi baza fetare. Zgjidhja eshte pranimi i faktit te thjeshte qe pervec fese tende, qe padyshim eshte me e mira ne bote, sepse perndryshe perse do e besoje, ka edhe fe te tjera qe jane po aq te mira per ata qe besojne ne to. Ateistet, apo agnostiket apo mos-besimtaret, gjithashtu le te lene menjane arrogancen e tyre, le te mos besojne Zotin, por le te lene rehat ata qe duan te besojne.

Ka mendimin e vet oktodoks
Ka mendimin e vet oktodoks edhe Blushi.
Jemi ne demokraci. Lereni djalin te shprehet. Jepini nje kreher.
Add new comment