Braho: “Serveri i tatimeve i pasigurtë. Janë konstatuar ndërhyrje të shpeshta nga jashtë”. Ndërkohë ish-shefi i IT-së punësohet në Bashki

Kryetari i Komisionit Partlamentar të Sigurisë, Spartak Braho ka dalë me qëndrime të reja për sa i përket çështjes së serverit të tatimeve. I ftuar në A1 report, Braho ka deklaruar sistemi I ndërtuar nuk përligj as shumën e caktuar për të që sipas tij ishte 10.5 milionë euro. “Ky është një sistem që është marrë një kredi 10.5 milionë euro dhe duhej të ishte një sistem i lartë. Ato hekurishte që janë montuar nuk vlejnë më shumë se 300-400 mijë euro”, ka thënë Braho. Sipas tij sistemi është i pasigurtë dhe se ai është aksesuar disa herë. “Përsa kohë që atje nuk ka back-up dhe ekspertët e IT-së kanë konstatuar ndërhyrje nga jashtë dhe të shpeshta. Është një kompani që është marrë me montimin e saj, me ç'të drejtë thirren dhe futen brenda pa dijeninë e titullares, përse futen brenda e kanë të ndaluar pasi çelsi është unik dhe mbahet sekret. Ata janë gjetur brenda duke punuar tek serverat”, është shprehur Braho. Ndërkohë ai ka dhënë edhe një informacion që duket se ka një prapavijë politike. Sipas kreut të Komisionit të Sigurisë, kryetari i PD-së, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, “Basha e ka punësuar në Bashki ish-shefin e IT-së së Tatimeve”.
Më shumë në: http://www.shqiptarja.com/home/1/braho-n--a1-report-ish-shefi-i-it-s--tatimeve-u-pun-sua-n--bashki-198240.html
s.z
Comments
Ç'fare njohurish ka z. Braho
Ç'fare njohurish ka z. Braho rreth fushes se IT, arkitekturen dhe dizenjimin e sistemeve kompjuterike?
Apo dil e fol kot??
Ai osht depurdhtet e i di te
<p>Ai osht depurdhtet e i di te gjitha e ka te drejte te vije edhe ke shpija jote per kontroll.</p>
Po ça njohurish duhen që të
Po ça njohurish duhen që të kuptosh se në dhomên e serverave hyhet si ne han pa porta.
Mjafton të shikosh sa kollaj i kopjoi Spartaku të dhënat sikur të ishin fotografi dhe e merr vesh se ça bëhet pa patur fare njohuri.
me mire mos lani fytyren me
<p>me mire mos lani fytyren me uje kur zgjoheni nga gjumi sesa vazhdoni te mbroni Brahon. Dhe sa per shefin eshte ne te drejten e vet per aq kohe sa ka mbrojtur anen proceduriale te shkelur nga tyryfycka drejtoreshe dhe zbuluesi i komploteve me te medha financiare te shekullit. Ruani nje minimum dinjiteti mediatik.</p>
Doli ylli me çante. Fol e
Doli ylli me çante.
Fol e mbro te drejtat e tatimeve Braho se ty te kemi. Aferim dites qe sollen.
Cdo gje mund te kete qene ne
<p>Cdo gje mund te kete qene ne rregull, ndoshta dhe ne maksimum te ndershmerise dhe me qellime shume te kulluara, por ne momentin qe flet ky te gjithe keto epitetet i perktheni ne antonime...</p>
Add new comment