Aksion i gjerë i policisë. Zbulohen 10 bomba me celular në Tiranë, paralajmërohen arrestime edhe në Vlorë

Nuk kanë kaluar as disa orë nga arrestimi në Rinas i një shtetasi që dyshohet se qëndron pas atentateve me eksploziv ndaj prefektit Besnik Dervishi dhe kryekomunarit Fredo Berberi dhe policia e shtetit është hedhur në një aksion të gjerë për zbulimin e autorëve të tjerë. Mediat njoftojnë se nën vëzhgim janë mbajtur të paktën 10 persona, ndërkohë që në Rrugën e Kavajës, në një banesë janë gjetur 10 bomba me celular dhe disa municione luftarake. Aksione të ngjashme pritet të zhvillohen edhe në Durrë dhe Vlorë. Top-Channel njofton se edhe kapja e Marjon Mitros lidhet me përgjimet e policisë, pasi mendohet se ky i fundit ka pikasur gjurmimin dhe ka tentuar të largohet në Itali. Sot në mbrëmje pritet që policia të dalë me një deklaratë për të sqaruar rezultatet e operacionit.
s.z
Comments
Ja kjo eshte polici e
<p>Ja kjo eshte polici e shqiptareve dhe e shtetit te tyre.URIME.</p>
aman,mos dilni ne deklarata
<p>aman,mos dilni ne deklarata shtypi,se nuk duam nga ato.Pastaj nuk tregohen detajet e nje operacioni,beni kujdes se prishni lidhjet qe vlejne edhe per neser me shume sesa euforia e sotme.</p>
Add new comment