Akuzat për përfitim, ish-ministri Ksera mbrohet: “Më sulmojnë se jam grek”

Postuar në 29 Janar, 2014 02:53

Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera është akuzuar së fundmi nga pasuesja e tij, Eglantina Gjermeni, se ka përfituar një kredi të butë duke u deklaruar si i pastrehë. Sipas Gjermenit kjo nuk qëndron dhe është në shkelje të ligjit. Por për Kserën kjo duket se nuk ka vlerë, pasi ai ka dalë sot në “Gazeta Shqiptare” me një mbrojtje politike për veten. “Unë e konsideroj një sulm politik për shkak të minoritetit që përfaqësoj”, është shprehur Ksera. Një mbrojtje disi e papritur kjo, po të mbahet parasysh se përfaqësues të minoritetit grek janë pjesë e koalicionit qeverisës. Vetëm në mos, kjo është luftë brenda llojit, çka nuk ka munguar këto vitet e fundit. Gjithsesi në ministrinë që dikur drejtonte Ksera ka një procedim penal edhe ndaj disa ish-zyrtarëve të saj.

s.z  

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Çlidhje ka kjo me këtë si Grek dhe Shqipëtar mor lopodhiti duhesh të dënohesh për abuzimet që ke bërë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.