Shënim: Vrasje si në Siri e Irak?

Postuar në 28 Janar, 2014 14:22

Ka disa ditë që eksponentë të opozitës po deklarojnë se numri i vrasjeve në Shqipëri po bëhet i krahasueshëm me atë të numrit të vrasjeve në Siri e Irak (Ngjashëm, opozita e djeshme deklaronte shpesh se numri i vrasjeve në Shqipëri po bëhej i krahasueshëm me atë të numrit të vrasjeve në Afganistan). Por ç’thonë të dhënat zyrtare të OKB-së për vrasjet në vende të ndryshme të botës?

Në vitin 2012, Shqipëria ishte e 112-ta me 4 vrasje për 100 mijë banorë. Para saj renditej SHBA, per shembull, me 4.7 vrasje për 100 mijë banorë, ose Estonia me 5.2  vrasje për 100 mijë banorë, ose Lituania me 6.6 vrasje për 100 mijë banorë. I pari ishte Hondurasi me 91.6 vrasje për 100 mijë banorë dhe i dyti Salvadori me 69.2 vrasje për 100 mijë banorë.

Për vitin 2013 OKB-ja nuk ka publikuar të dhëna për vende të tjera, por Shqipëria ka patur gjithsej 120 vrasje, ose rreth 4 vrasje për 100 mijë banorë.

E.zaloshnja 

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>zaloshnje kush është në vënd të fundit,ose me më pak vrasje??</p><p>nuk e kam për humor a ironi!!thjesht me e dit!</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Si nuk ju ka ngelur një çikë cipë po &nbsp;haruat që kur i shit në pushtet e katandisët Shqipërinë sikur me qënë Kabul</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.