2013, 108 milionë euro abuzime me financat publike

108 milionë euro është dëmi i shkaktuar nga abuzimi me financat publike në vitin 2013. Gazetat kanë publikuar sot raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka zbardhur shkeljet e bëra nga zyrtarë të shtetit. Për të gjitha këto, KLSH-ja ka propozuar marrjen e masave për 1100 raste, nga të cilat 34 janë kallëzime penale për 100 nëpunës të administratës publike. Të gjitha këto janë zbardhur nga vetë kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj në analizën vjetore të institucionit ku ishte i pranishëm Presidenti i Republikës dhe Prokurori i Përgjithshëm.
s.z
Comments
Të gjithëve që kan abuzuar me
<p>Të gjithëve që kan abuzuar me pasurinë e shtetit tu konfiskohet e gjithë pasuria që kanë deri më një i të kthejnë ato që kanë vjedhur</p>
Add new comment