Protestojnë studentët e Prishtinës kundër rektorit, policia ndërhyn ashpër

Postuar në 28 Janar, 2014 10:49

Studentët e universitetit të Prishtinës kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të rektorit Ibrahim Gashi, pas bërjes publike të skandaleve brenda stafit akademik në këtë Universitet: Diploma doktorature false, artikuj “shkencorë” të botuar në media fantazmë etj. Por protestat e përshkallëzuara të tyre përfunduan me arrestime masive dhe përplasje, njofton TCH. Policia ndërhyri për lirimin e mjediseve shkollore, por pas rezistencës së studentëve për t'u larguar nga rektorati ka reaguar edhe njësia speciale e Policisë që largoi me dhunë studentët deri jashtë rrethinave të ndërtesës. Sipas zëdhënses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, 25 persona janë shoqëruar në stacionin policor dhe pritet që me urdhër të prokurorit të vazhdojnë me procedurat e nevojshme. Janë plagosur 4 studentë të tjerë dhe dy uniforma blu.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.