Gjiknuri: Në KESH kanë blerë një skaf sikur të ish një yacht

Skandalet që lidhen me abuzimin me postin zyrtar në Shqipëri janë ndonjëherë gtë pabesueshme. E tillë është dhe ajo që ka të bëjë me skafin e blerë për nevojat e hidrocentralit të Komanit me çmimin 38 mijë euro, ose 357 milionë lekë. Është blerë me çmim shtatë herë më të lartë se sa ai real. Këtë e ka zbuluar auditi i KESH-it, dhe pas kësaj është çuar për ndjekje penale ish drejtori i këtij hidrocentrali, Arben Çani.
Mbi këtë ngjarje e ka thënë të vetën sot dhe ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri. “Eshtë blerë skafi sikur të blihet një jaht”, ka thënë ai, duke i mëshuar të njëjtës ide që i ka mëshuar dhe shtypi këto orë të fundit. Një numër gazetash kanë publikuar dhe foton e skafit (shihni foton).
Re.Pu.
Comments
Do e kete pare i vllai i
<p>Do e kete pare i vllai i ministrit teksa auditonte Tatimet. </p>
Add new comment