Indeksi i Bertelsmann-it, kritika për OSBE-në në Shqipëri: Raporte të mjegullta, që nuk kanë ndihmuar dot sa duhet institucionet shqiptare

Indeksi i transformimit të Bertelsmannit, një indeks krahasues ndërkombëtar, që mat cilësinë e veprimeve të qeverive mbi bazën e ekspertizave të detajuara për 129 shtete, ka botuar të enjten (23.01.2014) në Deutsche Welle raportin e tij. Në këtë raport flitet edhe për organizatat ndërkombëtare në Shqipëri, por ajo që bie në sy është kritika që i bëhet misionit të OSBE-së në Tiranë, e cila në këtë periudhë kryesohej nga ambasadori Eugen Wollfarth.
"Përfaqësuesit e këtij institucioni, të cilët kompensohen shumë mirë për punën e tyre, duhet të vihen para përgjegjësisë për raportet e mjegullta që bëjnë për shumë mungesa në ndërtimin e institucioneve shqiptare, thuhet në studimin e Indeksit.
Raportet "politikisht korrekte" të OSBE-së e kanë penguar një analizë të qartë dhe neutrale për defektet e demokracisë shqiptare, për përgjegjësit dhe për rreziqet e së ardhmes, është konkluzioni tjetër i analizës së Fondacionit Bertelsmann për periudhën 2012- verë 2013."- shkruan DW.
Zh.
Add new comment