Gjyqtari Shtjefën Lleshi me shkelje proceduriale në pesë raste. KLD-ja i dorëzon raport ministrit të Drejtësisë

Postuar në 23 Janar, 2014 13:59

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka dorëzuar ministrit të Drejtësisë raport-kontrollin për ish-gjyqtarin e Pukës, Shtjefën Lleshi, i  njohur edhe si gjyqtari që u përcoll në videon e emisionit “Fiks Fare”. Kështu, Top-Channel shkruan se inspektorët e KLD-së kanë konstatuar shkelje të natyrave proceduriale si vonesë në zbardhjen e vendimeve dhe zvarritje të procesit gjyqësor në pesë raste. Aktualisht Lleshi, i cili u lirua nga Gjykata e Apelit ndodhet nën akuzë për afera korruptive së bashku me një ish-prokuror dhe ish-oficer të policisë gjyqësore.  Nuk dihet se çfarë efekti do të ketë ky raport, por gjithsesi ai është një dokument që fakton disa shkelje të gjyqtarit Lleshi, por që janë larg akuzës së nisur pas publikimit të video-skandalit në Fiks Fare.

Më shumë në: http://top-channel.tv/artikull.php?id=271452&ref=fp

s.z 

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

<p>Mesa kam degjuar Gjyqtari Lleshi ne sistemin e meparshem ka qene nen-Oficer i Forcave te Armatosura. Me pas me korrespondence ka mbaruar shkollen juridike, ne nje periudhe qe ishte gjithshka por jo shkolle; rremuje e probleme ne vend. Realisht duhet thene qe meritokracia vepron, e nuk eshte ky problemi me i mprehte; kushdo mund te studjoje qofte ne moshen 60-vjecare. Po ashtu nuk do u kthehemi dot &#39;&#39;Juristeve te plepave&#39;&#39; qe &#39;&#39;demokracia&#39;&#39; i beri gjyqtare dhe oficere te Ligjit me 6 muaj kurs. GJYQTAR- eshte nje koncept qe nuk mbulohet nga Magjitratura qe i perfshin te gjithe. Ne nuk jemi ndalur tek eksperienca. Mbaron Juridikun, ke master, magjistrature etj, nuk emerohesh gjyqtar 25 vjec, e as 30. Me pas, kur behesh gjyqtar ngelesh i tille deri ne fund, hiqesh vetem: 1) del ne pension, 2) largosh vete, 3) ne raste te vecanta kur shkel ligjin/ korrupsion etj. Gjyqtaret si persona kane Fuqi Sovrane ndaj cdo pushteti brenda nje shteti, duke ngelur te paprekshem e fuqiplote. Ne Itali, i thone &quot;inamovibilità&quot; ne Britani, &quot;Security of Tenure.&quot; ne Shqip &#39;&#39;i palevizshem apo garanci kontrate&quot;&nbsp; Te punesuar ne shtet por mbahen te ndare e te pavarur&nbsp; me statute nga cdo dege e qeverise. E para me gjyqet administrative [kunder qeverise] gjyqet e zakonshme [civile e penale] prokuren e republikes e kasacionin, e dyta gjykate qarku, high court, gjyq distrikti, apeli e lord chief justice.</p><p>Pas shkolles e specializimit ne profil, punojne ne seksione te ndryshme. Me pare ka qene te ishe Barrister me 10 vjet eksperience [sot eshte 7] kur behesh gjyqtar eshte &#39;&#39;nje titull&#39;&#39; perjete. Nje gjyqtar qe emerohet ne kete post, nen moshen 45 vjecare eshte individ special ne fushen e tij. Per ato &#39;&#39;normale&#39;&#39; ndiqen shkallet normalisht. I ndjekim ne keto? Ne Britani sot ka rreth 1825 gjyqtare. I bie <u>1 gjyqtar per gati 33.000 banore. </u>Nje nga raporte me te larte ne numra, pervec disa detyrave te rralla fare, nder te gjithe profesionet jetike per shoqerine; mjeke, infermiere, oficere policie, ushtarake, mesues, fermere, etj-etj. Nje numer i tille tregon qe ka kritere dhe selektivit shume te larta per Postin e Gjyqtarit. Z. Leshi, ne hierarkine e gjyqsorit shqiptar ka qene shume lart - Kryetar Gjykate. Nuk di sa banore ka zona e sa gjyqtare ka drejtuar ai por nje Kryetar i cdo Gjykate eshte Gjyqtar elitar. Ketu eshte dhe rasti per te pare te gjithe te shkuaren e tij. Emrimin, perzgjedhjen, sa kohe ka ndenjur ne ate post dhe...flas nese ligji e denon per Korrupsion [nese!] ceshtjet te cila ai ka dhene vendim konsiderohen &#39;&#39;te pasigurta&#39;&#39; per kedo qe pergatit nje kundershti. Shteti te pergatitet per rishikim, duke njoftuar personat me ceshtjet me kryesore, se kane te drejte te kerkojne ri-gjykim bazuar vec ne kete.</p><p>&nbsp;</p><p>I urojme drejtesise pune te mbare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.