Qeveria në Kosovë drejt ndryshimit. Mediat publikojnë emrat e ministrave që do largohen

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar përbërjen. Ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare mediat kosovare shkruajnë se tashmë ky proces është fakt dhe pritet vetëm publikimi i emrave. Gjithsesi gazeta “Zëri” citon burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës sipas të cilave në qeveri rikthehen si ministra Zenun Pajaziti dhe Arsim Bajrami, aktualisht deputetë. Po kështu, Bajram Rexhepi do të largohet dhe me gjasë do të emërohet ambasador. Ministrat aktualë Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi largohen për t’u ngarkuar me angazhime partiake. Arsye për këto ndryshime sillen rezultatet në zgjedhjet e fundit. Me këtë rast, thuhet se Thaçi do të sjellë në krye të dikastereve të ekzekutivit njerëz që janë nga ato rajone ku PDK-ja doli dobët në raundin e fundit elektoral. Ndërkohë edhe partia e koalicionit, ajo e drejtuar nga Behgjet Pacolli do të ndryshojë zv.ministrat.
Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/25370/ministrat-qe-largohen
s.z
Add new comment