Një shqetësim që buron nga fshirja e serverit të tatimeve

Fshirja e serverit të tatimeve duket se ka krijuar disa probleme, të cilat edhe sikur të merren me rezervë, nxisin një perceptim se marrëdhnëiet biznes-administratë janë të ekspozuara ndaj abuzimeve. Në emisionin “Të bësh ekonomi” në NEWS24, Presidenti i Dhomës Britanike Zenel Hoxha ka evidentuar një problem që sipas tij ka prekur binzesin. “Kanë dalë disa detyrime që nuk janë pasqyruar asnjëherë në harkun kohor dy vjeçar dhe me radhë. Dhe vetëm të vjen fatura dhe ti je i detyruar ta paguash se nuk ke çfarë bën. Kjo duhet me pa tjetër të rishikohet që mos vazhdohet më me rutinën se kjo është trashëguar nga qeveria e kaluar . nuk ka diskutim për këto fatura do shkosh thjesht te banka dhe ta paguash atë”, është shprehur ai. Sipas tij është e nevojshme transaparenca në raportet biznes-administratë ose “ndërmjet atyre që implementojnë paketën fiskale dhe biznesit që është operatori kryesor dhe motori i zhvillimit”. Në çdo rast një shqetësim i tillë ka rëndësi dhe me siguri që nëse ka bazë reale atëherë ndërhyrja është e dmosdoshme.
s.z
Comments
C'eshte kjo figure e shpifur

C'eshte kjo figure e shpifur o Muc!

C'eshte ky m.t " Presidenti i Dhomës Britanike", Ku eshte kjo dhome ,ne apartament te tij apo ne Zall Dardhe qe eshte rreth 30 km larg Peshkopise, nga ku eshte kjo figure qesharake,pjelle e sistemit komunist,se te mos ishte komunizmi qe e beri konviktor me leket tona do ishte duke ruajtur ndonje dhi ne mal nese do e kishte. Ketij dhe shokeve te tij ja kemi pare sherrin tash 23 vite se i leme te benin protogonistin.
Te na thote zoteria ne fjale me fakte cilit biznes i“Kanë dalë disa detyrime që nuk janë pasqyruar asnjëherë në harkun kohor dy vjar dhe me radhë."

Mos i nxirrni ne medja keto majmune

Me falni per komentin me

Me falni per komentin me poshte por jam i detyruar ta bej ne kete forme. Se pari ky Zeneli qenka nje injorant qe nuk e kupton fare sistemin tatimor, si krtijohen, si dalin, si nisen dhe si apelohen detyrimet. Une nuk e kam degjuar se cfare ka thene por nisur nga kjo qe keni zbardhur ju te respublica. Se dyti dhe ju te respublica, ose me sakte gazetari qe e ka pergatitur kete lajm qe nuk eshte i tille dhe qe i ka vene kete titull kot me kot, mbase me mire do jete qe se pari te kuptoj se per cfare shkruan e pastaj ta shkruaj. Qe te lindi nje detyrim ne sistem duhet te ekzistoje nje procedure se nuk dalin detyrimet keshtu nga qejfi. Se dyti detyrimet nuk prodhohen nga drejtoria e pergjithshme e tatimeve por nga deget e tatimeve. Serveri qe perflitet eshte i drejtorise se pergjithshme qe eshte vetem si server qendror qe mban te dhena. Se treti nese biznesi merr detyrime te kota e ka ne dore te kekroje sqarime per kete detyrim ne degen nga eshte derguar ky detyrim dhe nese nuk ka asnje dokument apo procedure per kete detyrim atehere ngrihet nje komision qe e anullon kete gje ose nese ka nje procedure per te cilen tatimpaguesi nuk ka dijeni apo ben sikur nuk ka dijeni ai mund ti drejtohet hallkave te apelimit.Pra me nje fjale i gjithe kjo qe keni shkruar eshte nje budallallek me brire dhe nuk ka film fantashkence qe ta marri persiper.

Add new comment