Kreu i opozitës parlamentare jep garanci se do ketë protesta më 2014-ën. Basha: “Kryeministri po ndërsen krimin ndaj opozitës”

Postuar në 23 Janar, 2014 12:50

Protestat nuk do të mungojnë në vitin 2014. E siguron këtë gjë, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, i cili ka deklaruar se në këtë rrugë, opozitën po e çon zbulimi i mazhorancës në pushtet si një krah politik i krimit dhe mafies. “Ata treguan se nuk janë gjë tjetër veçse krahu politik i krimit, krahu politik i mafias më të rrezikshme në Kuvend, shërbëtorë në Parlament dhe në qeveri të krimit, pengje të mafias që u dikton vendimet, vijën e sjelljes dhe gjithçka. Përballë do të na ketë, përballë në Kuvend, përballë në çdo hapësirë të komunikimit me qytetarët, në sheshet e protestave dhe revoltës anembanë vendit që po ngrihet kundër kësaj qeverie”, tha Basha. Arsye e irritimit është ajo që sipas demokratëve ka ndodhur me lënien e mandatit të deputetes Delishi, që sipas tyre është shantazhuar për ta bërë këtë gjë. Basha ka bërë një koment edhe mbi fjalën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, gjatë së cilës ai dha një mesazh të qartë kur tha se “disa prej opozitës janë në hall të madh...”. Po si e lexon Basha këtë deklaratë? “E di - tha - se disa prej tyre janë në hall të madh se kanë bërë shumë të këqija. Kështu e ndërsen krimin kundër opozitës ky palo kryeministër, që mendon se mund të bëjë prokurorin dhe gjyqtarin, t’i tregojë ai dhe jo ligji e drejtësia se kush ka bërë keq e kush jo. Një kryeministër që flet kështu nuk pranohet kurrë në klubin e demokracive perëndimore, por flaket jashtë si një relikë e vjetër e anti-shtetit, e anti-ligjit dhe anti-demokracisë”, tha ai. Pak orë më parë ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ai që në Kuvend e hodhi i pari fjalën te kjo çështje dhe Basha ia priti si për t’i dhënë një formë zyrtare aksionit opozitar.

s.z

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ky është një bishtë qeni dhe kur ska për tu drejtuar sa më shpejtë ta kuptojnë të djathtët aq më mirë do jetë për ta</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.