Arkiv-Lajme
PD-ja reagon për reformën në diplomaci. Bumçi: “Goditje e rëndë nxjerrja në listë pritjeje e 52 diplomatëve”
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me reformën në Shërbimin e Jashtëm. Deputeti Aldo Bumçi e ka cilësuar nismën e ndërmarrë nga ministri Ditmir Bushati si një goditje që i bëhet shërbimit diplomatik. “Këto ditë diplomacia shqiptare ka marrë një tjetër goditje të rëndë, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Bushati ka nxjerrë në listë pritje 52 diplomatë karriere, të cilët kanë një mbrojtje të dyfishtë janë të mbrojtur jo vetëm nga ligji për nëpunësin civil por dhe nga ligji për shërbimin e jashtëm duke gëzuar status të dyfishtë”, tha ai.
Sot nis aplikimi i kandidatëve për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën e Lartë
Sot nis zyrtarisht procesi i aplikimit për një pozicion të anëtarit të Gjykatës së Lartë. Dy ditë më parë, Presidenti i Republikës, njoftonte në faqen e vet se “në zbatim të Ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të njoftimit nga Kryetari i Gjykatës së Lartë mbi një vend vakant që pritet të krijohet, Presidenti i Republikës, SH.T.Z.
Qeveria miraton ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
Qeveria ka bërë realitet sot një nga premtimet e Partisë Socialiste gjatë fushatës elektorale. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermnei bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë është mitratuar ngritja e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Agjencia do ta ushtrojë veprimtarinë e saj në të gjithë brezin bregdetar dhe do të funksionojë në nivel qendror dhe në katër nivele rajonale, ndërsa do të ketë 30 punonjës.
Përmbyten 3500 ha në Lezhë, Shkodër dhe Krujë
Përmbytjet nuk kanë munguar edhe këtë vit. Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë mbulimin nga uji të disa qindra hektarëve në zonën fushore të qarkut të Lezhës, por edhe në Krujë dhe në Shkodër. Vetë Shtabi i Emergjencave në qarkun e Lezhës bën me dije se deri më tani janë përmbytur 3500 ha tokë. Probleme janë krijuar në Kurbin, Gjorm, Shëngjin, por edhe në Bubq, Thumanë, Murqinë, Mallkuç, Bilaj, Dukagjin.
Ministri i Energjisë, Gjiknuri: “Nuk ka projekt për Radikën”. Ndërkohë mediat zbardhin historikun e menaxhimit të ujërave në zonat ndërkufitare.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se çdo zhurmë rreth çështjes “Radika” është spekullim. Sipas tij edhe qeveria maqedonase ka pranuar se nuk ka një projekt për devijimin e lumit në fjalë. “Ka qenë një projekt- ide që nuk ka as financim. Por vetë Maqedonia e ka pranuar se nuk ka projekt për këtë devijim. Qeveria shqiptare ka qenë e angazhuar për ta ndjekur këtë proces në kohën që do të kishte projekt zyrtar, ku qeveria do të mbante qëndrim zyrtar në mbrojtje të interesave të vendit”, tha ai.
Mazhoranca thërret në seancë dëgjimore Visho Ajazin. Shkak emërimet në SHISH
Gazeta “Shekulli” shkruan se situata e personelit në Shërbimin Informativ Shtetëror ka ndryshuar shumë që me ardhjen në krye të tij të Visho Ajazit. Sipas kësaj gazete Ajazi ka rikthyer në punë, në poste drejtuese, njerëz që kanë kryer funksione drejtuese në shrbim edhe në vitin 1997.
Shënim: Janukoviç imiton Berishën, dhe shtie për vdekje mbi protestuesit
Viktor Janukoviç imiton Sali Berishën në qendër të Kievit. Pas protestash të dhunshme, në të cilat janë plagosur qindra vetë, përfshirë dhe policë, po flitet për viktima. Janë tre. Dy, sipas agjencisë liga.novosti, janë vrarë nga gardistët e Presidentit, ndërsa i treti, një djalë i ri është rrëzuar nga një lartësi, në stadiumin e Kievit, teksa po ndiqej nga policia. Autoritetet kanë mohuar të kenë gisht në vdekjen e protestuesve, por ka një përkim që e komprometon pretendimin e tyre.
Rama i njeh opozitës të drejtën e vetos në diskutimin mbi reformën territoriale
Kryeministri Rama bën një lëvizje të papritur. Ai ka ftuar opozitën të jetë pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën territoriale duke shprehur gadishmërinë t’i njohë opozitës të drejtën e bashkëkryesimit dhe të gjitha të drejtat që garantojnë barazinë, përfshirë edhe veton. Rama e ka quajtur këtë një kryereformë, dhe sit ë tillë ai nuk mund ta zgjidhë vetëm em votat e maxhorancës, të cilat janë të majftueshme.
Bojaxhiut i djegin dy makina; ngjarja ka tri ditë që ka ndodhur; Bojaxhiu nuk ka dashur që ngjarja të bëhet publike
Bojaxhiut i kanë djegur dy makina brendsa oborrit të vilës së tij në Farkë. Sipas Shqiptares.com, ngjarja ka tri ditë që ka ndodhur, por ka qenë vetë Bojaxhiu që u ka kërkuar hetuesve e policisë që të mos e bëjnë publike atë që ka ndodhur. Nuk dihet ende pse Bojaxhiu ka parapëlqyer që gjithçka të mbahet e fshehtë.
Hetimet e deritashme nuk kanë arritur në ndonjë përfundim. Nuk është përcaktuar ende as mënyra se si këtyre makinave u është vënë zjarri. Nuk dihen gjithashtu as detaje të tjera.
“Gazeta Shqiptare” interviston në burg Arben Tollinë. I dënuari për përdhunim “zbardh skemën” e suksesit të vet. “GSH” shkruan për 380 të dashura
Gazetarja Klodiana Lala i ka marrë një intervistë Arbe Tollisë, i dënuar për përdhunim, e që bëri bujë me rastin e fundit, kur shfrytëzoi lejen për të dalë nga burgu, të cilën e shfrytëzoi për të konsumuar një lidhje të nisur në Facebook, por që rezultoi me një denoncim për përdhunim. Intervista e botuar në “Gazeta Shqiptare” sjell disa elemente me interes. Kështu Tollia thuhet se ka shkuar me 380 femra, një shifër që në çdo pikëpamje, presupozon jetë të ngeshme.