Sot nis aplikimi i kandidatëve për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën e Lartë

Postuar në 22 Janar, 2014 06:19

Sot nis zyrtarisht  procesi i aplikimit për një pozicion të anëtarit të Gjykatës së Lartë. Dy ditë më parë, Presidenti i Republikës, njoftonte në faqen e vet se “në zbatim të Ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të njoftimit nga Kryetari i Gjykatës së Lartë mbi një vend vakant që pritet të krijohet, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, shpall fillimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë” (http://president.al/?p=14151). Sipas njoftimit në fjalë afati i paraqitjes së kërkesave nis nga sot, 22 janar dhe përfundon më 5 shkurt. Përzgjedhja do të bëhet nga kreu i shtetit pas shqyrtimit të kandidaturave që do të paraqiten.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.