Përmbyten 3500 ha në Lezhë, Shkodër dhe Krujë

Përmbytjet nuk kanë munguar edhe këtë vit. Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë mbulimin nga uji të disa qindra hektarëve në zonën fushore të qarkut të Lezhës, por edhe në Krujë dhe në Shkodër. Vetë Shtabi i Emergjencave në qarkun e Lezhës bën me dije se deri më tani janë përmbytur 3500 ha tokë. Probleme janë krijuar në Kurbin, Gjorm, Shëngjin, por edhe në Bubq, Thumanë, Murqinë, Mallkuç, Bilaj, Dukagjin. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti është nisur drejt zonave të përmbytura, por ende nuk është përcaktuar nëse qeveria do të dalë me një vendim për shpallje të gjendjes së emergjencës. Kjo pasi përmbytjet deri më tani janë ende të kufizuara.
s.z
Add new comment