Shënim: Janukoviç imiton Berishën, dhe shtie për vdekje mbi protestuesit

Viktor Janukoviç imiton Sali Berishën në qendër të Kievit. Pas protestash të dhunshme, në të cilat janë plagosur qindra vetë, përfshirë dhe policë, po flitet për viktima. Janë tre. Dy, sipas agjencisë liga.novosti, janë vrarë nga gardistët e Presidentit, ndërsa i treti, një djalë i ri është rrëzuar nga një lartësi, në stadiumin e Kievit, teksa po ndiqej nga policia. Autoritetet kanë mohuar të kenë gisht në vdekjen e protestuesve, por ka një përkim që e komprometon pretendimin e tyre. Mbrëmë, kryeministri Mikola Azarov lëshoi kërcënimin: nëse provokacionet e dhuna e shesheve do të vijojë, qeveria nuk do të ketë zgjidhje tjetër, veçse të përdorë forcën e ligjit.
Gjendja në Ukrainë mund të dalë jashtë kontrollit
M.N.
Add new comment