Çështja “Radika”: Projekt real, apo alarm fals?

Postuar në 22 Janar, 2014 03:01

Debati për devijimin e lumit Radika ka përfshirë nivelet e larta politike. Kështu dy ditë pasi kryeministri deklaroi në rrjetin social, Tëitter, se e gjitha kjo është “shumë zhurmë për asgjë”, dy ministrat përgjegjës në qeverinë maqedonase, ai i Ekologjisë, Abdilaqim Ademi dhe Valon Saraçini kanë theksuar në televizionin “Alsat M” dhe në “Zëri i Amerikës” se deklarata e Ramës është e vërtetë. “Projekt final për Fushën e Lukovës ende nuk ka dhe nuk ka as studim mbi ndikimin ndaj ambientit jetësor, që janë dy elemente kyçe për një projekt për të pasur fazën që të fillojë. Çështje tjetër, ky projekt ende nuk siguruar burime financiare... Pastaj, duke u nisur nga konventat ndërkombëtare për ujërat, të gjitha rrugët çojnë kah ajo që ky projekt do të ketë një fund negativ, pas çka, qeveria, në bazë të dokumenteve, qeveria do të marrë vendim që projekti të mos realizohet”, është shprehur Saraçi. Por duket se politikanët nuk bindin dhe aq me deklaratat e tyre. Inxhinieri i njohur Farudin Hoxha, p.sh ka nënvizuar që të kihet kujdes me projektin, pasi sipas tij “në disa raste këto çështje çojnë në luftëra”. “Synimi i tyre është që të marrin krejt lumin e Radikës”, deklaroi ai në rubrikën “Opinion” në Neës24. Një arsye pse kjo çështje po qëndron e pasqaruar është edhe qasja politike. Kështu opozita e drejtuar nga Lulzim Basha po del para opinionit me tezën se qeveria shqiptare ka rënë dakord me qeverinë maqedonase në këtë drejtim. Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar në Facebook se akordi është arritur, madje ai i apelon qeverisë maqedonase që të heqë dorë nga projekti. Ndërkohë, dje, gazeta “55” hapej me një titull që prekte këtë çështje: sipas saj, projekti në fjalë është shumë i madh. Ai lidhet me idenë e ndërtimit të një kanali ujor të lundrueshëm që nis nga Danubi e del në Selanik, e për të cilin Daçiç ka marrë “ok” nga Gruevski. Këtu sipas “55” hyn edhe Radika. Duket se çdo gjë do të mbetet e debatueshme deri të paktën në interpelancën e kërkuar nga LSI-ja me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

s.z

Comments

Submitted by Odin Murati (not verified) on

<p>e shifni apo jo &quot;55&quot;, e nxorri detajin sekret prej Dacic...kemi miq na nuk i lame kamunistat me na hedh hi syve...&nbsp;</p>

Submitted by Andoni (not verified) on

<p>Nuk e di se cfare te thuhet me teper per ta besuar se devijimi i Radikes nuk ka per t&#39;u bere! Me duket se Sala, ato qe ka bere vete ua atribon te tjereve. I duket se te gjithe ashtu jane, te keqinj si ai. Nga ana tjeter pse bini ne kete faqe se cfare thote 55, kur dihet se ne shume raste ajo disinformon dhe kerkon te nxise trazira. Pa le Basha, tregohet fare i pamatur me ato thirrje qe leshon.&nbsp; Shoqeria civile nuk duhet te behet vegel e te tjereve. Mire qeverise maqedonase se nuk i beson, po ato qe thone ministrat shqipter atje qenkan genejshtra? Aq naive tregohen disa sa me pare besojne Salen dhe 55, se sa ministrin shqiptar ne qeverine e Maqedonise? Kjo eshte absurde.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.