“Gazeta Shqiptare” interviston në burg Arben Tollinë. I dënuari për përdhunim “zbardh skemën” e suksesit të vet. “GSH” shkruan për 380 të dashura

Gazetarja Klodiana Lala i ka marrë një intervistë Arbe Tollisë, i dënuar për përdhunim, e që bëri bujë me rastin e fundit, kur shfrytëzoi lejen për të dalë nga burgu, të cilën e shfrytëzoi për të konsumuar një lidhje të nisur në Facebook, por që rezultoi me një denoncim për përdhunim. Intervista e botuar në “Gazeta Shqiptare” sjell disa elemente me interes. Kështu Tollia thuhet se ka shkuar me 380 femra, një shifër që në çdo pikëpamje, presupozon jetë të ngeshme. E teksa merr vesh këtë shifër dhe lind pyetja sesi arrinte vallë të bindte kaq shumë, Tollia jep një përgjigje shumë të thjeshtë: “Hiqesha si biznesmen. I dërgoja para një pallati në ndërtim dhe u thosha: “Ky është pallati që po ndërtoj”. Më besonin. U thosha që t’iu jepja apartamente. Njërën e kam zënë të dashur vetëm me një kartë telefoni. Pranonin të qëndronin me mua, sepse besonin që kam lekë”. Sipas Tollisë edhe në burg nuk i kanë munguar kontaktet me femra dhe ato janë të tipit: “Ti je ai Ben Tollia?”. Dhe i dënuari shton: “Kam dyshime që ndonjërën e ka futur prokuroria”.
s.z
Add new comment