Bojaxhiut i djegin dy makina; ngjarja ka tri ditë që ka ndodhur; Bojaxhiu nuk ka dashur që ngjarja të bëhet publike

Bojaxhiut i kanë djegur dy makina brendsa oborrit të vilës së tij në Farkë. Sipas Shqiptares.com, ngjarja ka tri ditë që ka ndodhur, por ka qenë vetë Bojaxhiu që u ka kërkuar hetuesve e policisë që të mos e bëjnë publike atë që ka ndodhur. Nuk dihet ende pse Bojaxhiu ka parapëlqyer që gjithçka të mbahet e fshehtë.
Hetimet e deritashme nuk kanë arritur në ndonjë përfundim. Nuk është përcaktuar ende as mënyra se si këtyre makinave u është vënë zjarri. Nuk dihen gjithashtu as detaje të tjera.
Gjergj Bojaxhiu ka kohë që i është larguar aktivizmit publik, por herë pas herë nuk ka munguar ta thotë të vetën lidhur me atë që ndodh në skenën politike, duke provokuar dhe qejfmbetje e mëri aty. Bazuar mbi këtë fakt, në ndonjë gazetë kanë nisur të bëjnë dhe spekullime.
Re.Pu.
Comments
ne cilen gazete?
<p>ne cilen gazete?</p>
Sa makina ka ky qe i kane
<p>Sa makina ka ky qe i kane djegur dy dhe nuk e ka problem?</p>
Mire qe kemi gazetare qe
<p>Mire qe kemi gazetare qe meren me kto pyetje te veshtira.</p>
Add new comment