Mazhoranca thërret në seancë dëgjimore Visho Ajazin. Shkak emërimet në SHISH

Gazeta “Shekulli” shkruan se situata e personelit në Shërbimin Informativ Shtetëror ka ndryshuar shumë që me ardhjen në krye të tij të Visho Ajazit. Sipas kësaj gazete Ajazi ka rikthyer në punë, në poste drejtuese, njerëz që kanë kryer funksione drejtuese në shrbim edhe në vitin 1997. Për këtë arye, deputeti socialist, anëtar i Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalia “kërkon seancë dëgjimore me Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, për të dhënë sqarime në lidhje me publikimin në media të rekrutimit të punonjësve në SHISH dhe të emërimit të kupolës drejtuese të këtij shërbimi”. “Unë mendoj që raportimi për situatën që unë kam kërkuar do të tregojë drejtpërsëdrejti nëse situata është vërtetë e tillë siç u paraqit në media; pse jo që ka ardhur koha që të shikohet me prioritet që ky shërbim, i cili është i pamonitorueshëm si institucionet e tjera publike për vetë specifikën e punës që ka, ndaj ka nevojë që anëtarët e Komisionit të Sigurisë me përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës të certifikuar për ruajtjen e sekretit të ushtrojnë kontrollin”, ka thënë Qefalia.
Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=38868&kat=87
s.z
Comments
Ky Xhemal Qefalia i njeh ata
<p>Ky Xhemal Qefalia i njeh ata t SHIK te 97 se ka qene drejtor i burgut te Tiranes ne ate kohe...</p>
Add new comment