Arkiv-Lajme

Propozimi i nobelistit: Të ligjërohet shitja e veshkave, sistemi aktual nuk funksionon

Postuar në 21 Janar, 2014 06:55

Një propozim i ngjashëm me thirrjen për legalizimin e, fjala vjen, marijuanës. Por këtë herë fjalë është për legalizimin e tregtisë së veshkave, dhe propozimi që ka hapur shumë debate ka ardhur nga ekonomisti Gary Becker, fitues i çmimit Nobel dhe kolegu i tij Julio Elias në gazetën “Wall Street Journal”. Thelbi I këtij propozimi është i thjeshtë: Ka njerëz që për arsye ekonomike dëshirojnë ta shesin njërën veshkë; ka dhe pacientë që presin me dëshpërim dhe luftojnë kundër kohës, teksa zgjasin jetën e tyre me kurën e vazhdueshme të dializës.

Forumi i të Rinjve Myslimanë në Kosovë: Pritëm me hare rrëzimin e putës Tereza

Postuar në 21 Janar, 2014 05:28

Pas rrëzimit të bustit të Nënë Terezës në Mitrovicë, ka rënë në sy një reagim i Forumit të të Rinjve Myslimanë që, sipas gazetës Express, është pjesë e partisë LISBA (Lëvizja Islame – Bashkohu). Ky Forum ka dalë me një deklaratë, në të cilën Nënë Tereza quhet putë (ka kuptimin putanë?). Ja teksi i plotë i kësaj deklarate:

“Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar me gëzim dhe hare të madhe që në Mitrovicë, puta e misionares katolike-vllahe-maqedone Tereza është rrënuar.

21 Janari. Rama denoncon “Ferrin e sistemit të drejtësisë” para familjarëve të viktimave

Postuar në 21 Janar, 2014 05:08

“Do të luftojmë me çdo mjet kushtetues dhe ligjor që drejtësia të bëjë drejtësi, që njerëzit para saj të jenë të barabartë, pavarësisht pushtetit, parave apo lidhjeve që kanë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, por nuk ka ndryshuar ferri i sistemit të drejtësisë, ku përpëliten të varfrit e të dobëtit. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë më durim. Reforma e sistemit të drejtësisë është imperativ. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka detyrimin të ngulmojë për këtë çështje.

Ministri Bushati hedh një rromuz ndaj Bashës: Ai që shiti detin, shqetësohet për lumin (Radika)!

Postuar në 21 Janar, 2014 04:05

Debatet e ditëve të fundit për projektin e devijimit të lumit Radika nga pala maqedonase për ndërtimin e një hidrocentrali, ka sjellë edhe reagimin e ministrit të Jashtëm  Ditmir Bushati. Formulimi është i shkurtër, hedhur në rrjetin social Twitter, dhe padyshim shpotitës kundrejt kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe reagimeve të tij llogari-kërkuese ndaj qeverisë së majtë: “Patrioti i detit” kujtohet për lumin! Dokrra prej hini, do të thoshte At Gjergj Fishta”, shkruan Bushati.

 

a.k

21 Janar, tri vjet më pas. Mark Nika: Vrasësit e Aleksit bredhin me kostume 10 mijë euro

Postuar në 21 Janar, 2014 02:57

Sot bëhen tre vjet nga protesta dhe vrasjet e 21 janarit 2011. G.Shqiptare ka folur me familjarët e viktimave të kësaj ngjarjeje. Tre vjet më pas, opozita e majtë është në pushtet, autorët e akuzuar të vrasjeve janë të lirë; njëra nga viktimat, Aleks Nika, nuk ka ende autor, ndërsa familjarët ndihen të shkatërruar. Ja çfarë thotë xhaxhai i Aleksit të ndjerë, Mark Nika: “Vrasja është ende e pazbardhur për aq kohë sa Prokuroria e Përgjithshme e zvarrit çështjen. Unë nuk e di se pse ky institucion hesht, kur të gjitha faktet janë të filmuara dhe krimi nuk ka se pse të mos zbardhet.

Saimir Tahiri tek Babaramo: Nuk kam gjetur asnjë dosje për gjyqtarin Konomi!

Postuar në 20 Janar, 2014 15:35

“Kur kam hyrë në zyrë nuk kam gjetur asnjë dosje. Me iniciativën time jam interesuar për një sërë ngjarjesh të rënda dhe ndërto është edhe vrasja e gjyqtarit Konomi. Nuk e di se kujt konkretisht i është referuar presidenti aktual, por mbetet shumë punë për ta zbardhur atë ngjarje”. Kjo është përgjigja e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për Ilir Babaramon në emisionin e tij në A1 Report.

M.Baze riprodhon një bisedë personale me Olldashin për 21 Janarin. Që zbulon pafuqinë e tij dhe të Bashës ndaj Berishës

Postuar në 20 Janar, 2014 14:08

Editoriali i ri i Temës i rikthehet një bisede mes shokësh që Mero Baze dhe Sokol Olldashi kanë bërë për ngjarjet e 21 janarit. Rrëfimi i Olldashit, plot detaje dhe ngjyrime, padyshim që nuk bëhet për t’u publikuar diku. Baze i dha fjalën se do ta përdorte vetëm mjaft më vonë, për të mos i prishur punë. Tani e dimë se kjo kohë erdhi shumë më herët.

A.Tare: Nuk është çudi që UDB të ketë gisht në mënyrën sesi u transferua pushteti në vitin 1990

Postuar në 20 Janar, 2014 12:48

UDB-ja jugosllave ishte shërbimi sekret më aktiv dhe më i informuar mbi situatën në Shqipëri; dhe nga dokumentat që ai ka studiuar, studiuesi Auron Tare ka krijuar përshtypjen që UDB nuk është pa rol në ngjarjet e vitit 1990-1991 në Tiranë dhe në duart tek të cilat do të transferohej pushteti i ri. Në një intervistë për gazetën Dita, Tare flet ndër të tjera për dokumentet historike që i kanë rënë në dorë, në bazë të të cilave ai nxjerr edhe disa konkluzione logjike.

Koha Jonë sheh një konspiracion tek interpelanca që LSI i kërkoi qeverisë

Postuar në 20 Janar, 2014 11:20

Kërkesa urgjente për interpelancë që kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili bëri për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në lidhje me çështjen e lumit Radika në Maqedoni, ka shtënë në dyshime gazetën Koha Jonë. Në një koment në sajtin e gazetës së Nikollë Lesit, termi i përdorur nga Vasili për “mungesë transparence” nga Qeveria, aq më shumë kur menjëherë ka dalë edhe PD në një kërkesë të ngjashme, fsheh nga prapa diçka më të madhe. Ja ç’thotë Koha: “Shumë hamendësojnë se është një kartë presioni nga LSI për Edi Ramën, por për çfarë flitet konkretisht nuk thuhet.

Ramis Kelmendi: Shpend Ahmeti më kërkoi haraç; Por Arbana Xharra mbështet kreun e bashkisë

Postuar në 20 Janar, 2014 09:45

Ramiz Kelmendi është një pasunar kosovar, dhe në të njëjtën kohë deputet i AAK-së në Kuvend. Mass-media e Prishtinës ka njoftuar këto ditë se me ardhjen e Shpend Ahmetit në krye të Bashkisë së Prishtinës është prishur një ndërtim pa leje, dhe ky ndërtim pa leje është i zotit Kelmendi. Me këtë akt ka filluar fushata e prishjeve të ndërimeve pa leje. Gazetarët kanë raportuar me këtë rast edhe lidhur me një deklaratë të Kelmendit. “Ma prishën objektin, ngaqë donin të bënin pazar; unë nuk ua ofrova paratë që më kërkonin, dhe ata e prishën pronën time”, citohet të ketë thënë ai.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme