M.Baze riprodhon një bisedë personale me Olldashin për 21 Janarin. Që zbulon pafuqinë e tij dhe të Bashës ndaj Berishës

Postuar në 20 Janar, 2014 14:08

Editoriali i ri i Temës i rikthehet një bisede mes shokësh që Mero Baze dhe Sokol Olldashi kanë bërë për ngjarjet e 21 janarit. Rrëfimi i Olldashit, plot detaje dhe ngjyrime, padyshim që nuk bëhet për t’u publikuar diku. Baze i dha fjalën se do ta përdorte vetëm mjaft më vonë, për të mos i prishur punë. Tani e dimë se kjo kohë erdhi shumë më herët.

Baze riprodhon rrëfimin e Olldashit në vetë të parë. Aty zbulohet se pasi situata precipitoi me viktima, ministri i brendshëm Lulzim Basha qenkësh takuar normalisht me presidentin Topi për të diskutuar krizën, dhe Topi ka dhënë ca këshilla. Por ndërkaq Berisha kishte dalë jashtë kontrollit, dhe i xhindosur pati mbledhur mendjen se Topi duhej etiketuar puçist në këtë ngjarje. Një paralele e ngjashme ndodhi dhe me Olldashin: Duke pasur edhe shoqëri më parë, ai bisedoi me kryeprokuroren Ina Rama dhe kjo i tha të bisedonte me ministrin Basha, pasi duhej të merrte në pyetje gjashtë oficerë të Gardës. Basha pranoi qetësisht, por kur i tha Berishës, ishte ky që vendosi se edhe Rama qenkësh puçiste. Ndërsa vetë Olldashi thotë se pranoi të merrte përsipër përhapjen e tezës së makinës me dinamit.

Lexoni më shumë në:    http://www.gazetatema.net/web/2014/01/20/21-janari-dhe-nje-rrefim-shfajesues-i-sokol-olldashit-per-vete-dhe-bashen/

a.k

Comments

Submitted by Diku (not verified) on

(deleted) Berishes...kriminelit te ndyre!

Submitted by AnonTr (not verified) on

Askush nuk te detyron te lyesh duart me gjak.Basha dhe Olldashi jane bashkepunetore ne krim me deshire te tyre. Shume lehte mund te kishin dhene doreheqjen nga postet qe kishin nqs nuk ishin dakord me menyren se si Berisha u soll me 21 Janar.

Submitted by Diferenca, pa M... (not verified) on

Po te vesh re, tere sa kane arritur te ngjiten ne piramiden e pushteterimit te Tiranes, ne mos kane qene paraprakisht, jane bere pis ne udhe e siper.

Pa dashje, por me keq akoma, edhe me dashje.

Duket se te te pranojne te nisesh per tu ngjitur, duhet te japesh prova: te behesh bashkepunetor ne krimet e korrupsionet e radhes, dhe te heshtesh deri ne fund.

Por edhe te deshmosh, kur nuk ka me kuptim, kur nuk ka asnje vlere, pasi ke deshmuar per nje kohe te gjate te kunderten, nuk ia vlen. Se paku akt moral nuk eshte.

E, si i behet, kur dihet se as duhet shpresuar per rimekembje, as per "me ne fitojne te gjithe", jo e jo per rilindje, kur ne syprinen e jetes politike dhe ne garen per qeveritare e njerez publike mbeten e shfaqen po ato fytyra, po ai kriter kariere: te mbeshtetesh tek njerez pa karakter, tek njerez pa kurajo per te folur kur duhet folur?

Submitted by kastriot (not verified) on

E si i provon Ymer Bazja se keto biseda jane te verteta dhe nuk jane shpifje. Te ngjallim Sokol Olldashi?

Tani jerzit e liq cdo gje qe duan te shpifin kunder Qeverise te PD i a veshin Sokolit, i cili mjerisht dhe fatkeqesisht nuk mund te ngjallet qe te vertetoje ato sa shkruhen.

Nga Ymer Bazja cfar nuk kund te pritet. Njeri monster, njeri djall. Por jo edhe djallit i a kalon ky Ymer Bazeja

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.