Koha Jonë sheh një konspiracion tek interpelanca që LSI i kërkoi qeverisë

Kërkesa urgjente për interpelancë që kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili bëri për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në lidhje me çështjen e lumit Radika në Maqedoni, ka shtënë në dyshime gazetën Koha Jonë. Në një koment në sajtin e gazetës së Nikollë Lesit, termi i përdorur nga Vasili për “mungesë transparence” nga Qeveria, aq më shumë kur menjëherë ka dalë edhe PD në një kërkesë të ngjashme, fsheh nga prapa diçka më të madhe. Ja ç’thotë Koha: “Shumë hamendësojnë se është një kartë presioni nga LSI për Edi Ramën, por për çfarë flitet konkretisht nuk thuhet. A mos ardhja e PDIU-së Shpëtim Idrizit në Qeveri, siç thuhet se po luhet në prapaskenë si presion ndaj Metës, ka shkaktuar zemërimin e LSI-së?! Apo luhet diçka tjetër që duhet të presim se si do të luhet loja e “pokerit” të LSI që sapo ka filluar! Interesant mbetet fakti që Ilir Meta ndodhet këto ditë në Marsejë të Francës në takim ndërkombëtar dhe zakonisht kur ai është jashtë shtetit LSI bën ndonjë lëvizje të beftë presioni!”
a.k
Comments
Zoti me ndjehte,po kam frike
<p>Zoti me ndjehte,po kam frike mos ka lidhje me ndonje auditim qe po behet lidhur me qeverisjen e kaluar qe spjegon shume gjera</p>
LSI eshte kuve poltike,
<p>LSI eshte kuve poltike, keshtu asgje nuk duhet mohuar ne parim...Me duket nje konstatim inteligjent i Nikolles( ai di dicka me shume ndaj flet...) qe shume kush edhe mund ta paramendoje. Me 2009, LSI mori 4 deputete me fushaten BERISHA IK...Koalicioni i 1 prillit, eshte gabim historik i Edi Rames. Ndofta ka nje rryme brenda PSse qe po shtyn PSne ne aleance me PDIU ne menyre qe te kapet 71shi ne parlament pa horrat e LSIse...do ish hap politik shume i vyer...per ta korrigjuar maskarallekune 1 Prillit.</p>
Ilir Meta, Ilir Meta eshte
<p>Ilir Meta, Ilir Meta eshte ai</p><p>qe i di mire punet e veta.</p>
Add new comment