Ramis Kelmendi: Shpend Ahmeti më kërkoi haraç; Por Arbana Xharra mbështet kreun e bashkisë

Ramiz Kelmendi është një pasunar kosovar, dhe në të njëjtën kohë deputet i AAK-së në Kuvend. Mass-media e Prishtinës ka njoftuar këto ditë se me ardhjen e Shpend Ahmetit në krye të Bashkisë së Prishtinës është prishur një ndërtim pa leje, dhe ky ndërtim pa leje është i zotit Kelmendi. Me këtë akt ka filluar fushata e prishjeve të ndërimeve pa leje. Gazetarët kanë raportuar me këtë rast edhe lidhur me një deklaratë të Kelmendit. “Ma prishën objektin, ngaqë donin të bënin pazar; unë nuk ua ofrova paratë që më kërkonin, dhe ata e prishën pronën time”, citohet të ketë thënë ai.
Opinionistja Arbana Xharra nuk e beson versionin e Kelmendit mbi ngjarjen. Përkundrazi, ajo beson se “akuzat për haraç nga ana e tij janë të rrejshme”. Këtë e ka thënë në një shkrim të sajin të publikuar në gazetën ‘Zëri’. Kush don të lexojë të plotë, të shkojë në linkun http://www.zeri.info/artikulli/25175/maskimi-patriotik-i-kelmendit
Re.Pu.
Add new comment