21 Janari. Rama denoncon “Ferrin e sistemit të drejtësisë” para familjarëve të viktimave

“Do të luftojmë me çdo mjet kushtetues dhe ligjor që drejtësia të bëjë drejtësi, që njerëzit para saj të jenë të barabartë, pavarësisht pushtetit, parave apo lidhjeve që kanë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, por nuk ka ndryshuar ferri i sistemit të drejtësisë, ku përpëliten të varfrit e të dobëtit. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë më durim. Reforma e sistemit të drejtësisë është imperativ. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka detyrimin të ngulmojë për këtë çështje. Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe shumë do të ndryshojnë, por sado të ketë ndryshuar asgjë nuk do ta bëjë më të lehtë 21 janarin e viteve në vijim pa drejtësinë që bën drejtësi. Jo vetëm për 4 viktimat, por për çdo shqiptar që sheh përditë ferrin e sistemit të drejtësisë”. Kjo është pjesa e fundit e fjalës së kryeministrit Edi Rama përpara familjarëve të katër të vrarëve në protestën e 21 janarit 2011. Një ceremoni përkujtimore e zhvilluar sot paradite, megjithë rreshjet e forta, vijoi me vendosjen e luleve në pllakat me emrat e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faruk Myrtajt, në bulevardin pranë kryeministrisë. Duket se Rama ka dashur ta theksojë me forcë se nuk e ka harruar ngjarjen dhe as viktimat, por nga ana tjetër ka pengesë “ferrin e sistemit të drejtësisë”, teksa familjarët ende kërkojnë pikërisht drejtësi.
a.k
Comments
I lau duart edhe Edi: fajin e
<p>I lau duart edhe Edi: fajin e ka drejtesia! Edi nuk te beson kush. Ku e ke dosjen e Arben Imamit, ku i ke pallavrat per Shtepine e Oficerave qe na thoshje disa muaj me pare?</p>
21 Janari. Rama denoncon
<p>21 Janari. Rama denoncon “Ferrin e sistemit të drejtësisë”,,,kur ministristine Derjtesise ja dha LSIse...Gjerat qe behen me 1 Prill jane gjithnje me shume genjshtra brenda...</p>
Add new comment