Për kryeprokurorin Llalla, dosja “21 janari” ka tre momente të sikletshme

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbajtur fjalë në analizën vjetore të Policisë së Shtetit, ku dha përgjigje edhe ndaj shqetësimit të çështjes “21 Janari” të anonçuar nga ndërkombëtarët.
Tre vjet nga demonstrata para kryeministrisë ku mbetën të vrarë 4 demonstrues, Llalla thotë se “Çështja është komplekse dhe hetimi është gjithëpërfshirës”. Janë tre momentet që ka trajtuar nga Llalla, lidhur me kompleksitetin në fjalë:
-Së pari, një pjesë e hetimit, ajo që ka të akuzuar konkretë, tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë;
-Së dyti, për personat e akuzuar si organizatorë të protestës së “21 Janarit” është pushuar çështja, për shkak të amnistisë së vitit 2012.
-Së treti, ajo që është pjesa më e rëndësishme në këtë diskutim, janë faktet ende të pazbardhura për njërën prej vrasjeve dhe veprimet arbitrare të ushtruara nga ana e policisë kundër protestuesve.
a.k
Comments
..domethene? Do te denohet

..domethene? Do te denohet njeri apo jo per ata te vrare, apo do vazhdoni te tallni menderen siç keni bere 23 vjet rresht?

Je ne terezi? E lexove piken
Je ne terezi? E lexove piken 2? Çelesi i negociatave aty fle.
Shpikni çelesa nderkohe qe

Shpikni çelesa nderkohe qe dyer s'ka....

Sikleti më i madh jeni JU

Sikleti më i madh jeni JU zoti prokuror i përgjithshëm

tre pika të ndryshme për një

tre pika të ndryshme për një çështje!!

1-është bërë gjyqi farsë dhe tashti presim vendimin e gjykatës së lartë!shpresojmë që të mos jenë aq idiotë sa ata që i lanë të lirë!!do të ishte skandal e kaluar skandalit!!

2-kjo pikë nuk ka të bëjë me çështjen e vrasjes!n.q.s. ti si prokuror e sheh se në këtë çështje,organizimi i protestave,ka shkelje ligjore ndoshta të përfunduara në veprimtari kriminale,atëherë hap proces dhe dërgoje në gjykatë!!kjo pikë është ajo që shantazhon kryeministrin e sotëm!kjo pikë po përdoret për të bllokuar gjykimin e përgjegjësve të vërtetë të vrasjes për të shkaktuar terror!

3-mos pasja e rezultateve/mos zbardhja e të gjitha fakteve nuk bën që tre vrasjet e tjera të mos egzistojnë!nuk i nxjerr të pafajshëm egzekutuesit dhe urdhëruesit e tyre!

po të duam mund ta komplikojmë sa të duam këtë çështje,mund të themi se shiu që ra mund të ketë qënë i helmuar me lëndë toksike të cilat trubulluan gjithë njerëzit ose vetëm anën e pushtetit!mund të themi se kishte valë të dërguara nga ufot dhe ato i devijuan plumbat!

faktet që u panë drejt për drejt ishin të qarta!u qëllua mbi njerëz!për fat pati pak viktima!ndoshta për pazotësinë e injorantëve që mbronin të çmëndurin e viçidollit,qoftë për fatin e njerëzve!shënjat në kangjellat e k/ministrisë(të zhdukura sot nga rama,treguan se sa shumë zell patën vrasësit e paguar të gardës berishjane,për të vrarë shqiptarë!sa zell treguan për ti mbushur mëndjen shefit se janë gati të vrasin për të/ndonjë koncension/banesë a tyrli përfitimi material!!

Add new comment