A.Tare: Nuk është çudi që UDB të ketë gisht në mënyrën sesi u transferua pushteti në vitin 1990

UDB-ja jugosllave ishte shërbimi sekret më aktiv dhe më i informuar mbi situatën në Shqipëri; dhe nga dokumentat që ai ka studiuar, studiuesi Auron Tare ka krijuar përshtypjen që UDB nuk është pa rol në ngjarjet e vitit 1990-1991 në Tiranë dhe në duart tek të cilat do të transferohej pushteti i ri. Në një intervistë për gazetën Dita, Tare flet ndër të tjera për dokumentet historike që i kanë rënë në dorë, në bazë të të cilave ai nxjerr edhe disa konkluzione logjike. Tare nuk lë pa përmendur dështimin e shërbimeve anglo-amerikane për të rrëzuar regjimin komunist disa vite rresht, deri në 1954-ën, dhe sugjerimin që UDB-ja u bënte amerikanëve: Enver Hoxha nuk mund të rrëzohej nga një klasë tashmë e përmbysur, por vetëm nga njerëzit e tij të afërt dhe të pakënaqur, pra brenda elitës komuniste, ose ai mund të kontrollohej prej tyre për një politikë jo agresive ndaj Jugosllavisë. Ky qëndrim shumë realist, thotë Tare, vjen nga njohja e shkëlqyer e jugosllavëve për realitetin shqiptar, dhe është logjike që UDB të ketë gisht edhe në menaxhimin e ngjarjeve të viteve 90-të. “Por kur të hapen arkivat e atyre viteve, atëherë do të kemi një pamje më të mirë”, thotë Tare.
Lexoni më shumë në linkun: http://gazetadita.al/udb-dhe-pyetja-kush-erdhi-ne-pushtet-pas-vitit-1991/
a.k
Comments
O Tare ! Me

O Tare !

Me logjiken tate i bije dhe ne te supozojme se kur te hapen arkivat mund te dalesh dhe ti i implikuar ne te keqijat qena jane bere ne shqiptaev.

Cka ketu per te mos kuptuar

Cka ketu per te mos kuptuar cthote zoti Auron??? Dihet qe fatet politike te Shqiperise gjithnje kane qene te varuara nga shtet lider ne rajon. Pas 1944, Jugoslalvia ishte shteti lider ne rajon edhe per faktin se kish marrdhenie te mira edhe me BS dhe me SHBA, dmth hante nga dy krahet. Keshtu qe Shqiperia ne nje fare menyre ishte e kontrolluar nga Jugosllavia...Kuptohet qe influenca jugosllave ne rajon qe e forte, dhe ka vazhduar edhe pas 1990s. Dihet fati se sherbimet e huaja te inteligjences, kishin baza te forta ne Shqiperia qysh ne kohen e luftes...

Ore c'u be me Hitlerin qe
Ore c'u be me Hitlerin qe Tare e kish pare tek bente plazh ne Argjentine i shoqeruar nga Jenna Jameson?
Nje pietje kisha une, cfare

Nje pietje kisha une, cfare domethene "Studiuesi Tare"? Cfare studion ky? Cfare shkolle duhet te mbarosh qe te behesh STUDIUES?? Une e di qe mund te thuhet psh historiani Tare, arkeologu Tare, llafazani Tare ose kesisoj gjerash, po studiuesi Tare nuk ka kuptim. Midis te tjerave si mund ta perkthesh ne anglisht "studiuesi" ne kete rast? Student? Nejse, mbase nuk ka shume rendesi.....

Auron faleminderit

Auron faleminderit

Add new comment