Ministri i Energjisë, Gjiknuri: “Nuk ka projekt për Radikën”. Ndërkohë mediat zbardhin historikun e menaxhimit të ujërave në zonat ndërkufitare.

Postuar në 22 Janar, 2014 05:52

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se çdo zhurmë rreth çështjes “Radika” është spekullim. Sipas tij edhe qeveria maqedonase ka pranuar se nuk ka një projekt për devijimin e lumit në fjalë.  “Ka qenë një projekt- ide që nuk ka as financim. Por vetë Maqedonia e ka pranuar se nuk ka projekt për këtë devijim. Qeveria shqiptare ka qenë e angazhuar për ta ndjekur këtë proces në kohën që do të kishte projekt zyrtar, ku qeveria do të mbante qëndrim zyrtar në mbrojtje të interesave të vendit”, tha ai. Gjiknuri ka shtuar se me shtetin fqinj ka vetëm një marrëveshje për menaxhimin e ujërave në zonat ndërkufitare. Ndëkohë problemi i ujërave ka zbardhur disa të dhëna për historikun e këtij problemi. Kështu gazeta “Panorama” shkruan sot se në vitin 1962 Shqipëria i ka lejuar Jugosllavisë devijimin e fluksit të ujërave deri në 8 m3/sekondë. Po kështu, dje në emisionin “Top-Show”, historiani dhe ish-diplomati Ksenofon Krisafi ka prezantuar një dokument të daktilografuar ku tregohej se në vitet ’80, pala greke ka patur një opsion për devijimin e Vjosës. NJë ide e cila nuk është firmosur dhe nuk është vënë në zbatim.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.