Reforma territoriale, Manjani: “Kriter është Shqipëria funksionale. Numri i qarqeve, aq sa janë basenet ujore"

Postuar në 22 Janar, 2014 09:48

Ndërkohë që dy partitë kryesore politike ende nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët mbi reformën territoriale, ndonëse kryeministri ofroi sot të drejtën e vetos, në komisionin që duhet ngritur për këtë qëllim, zv.ministri i Transporteve, Ylli Manjani ka shpjeguar në terma konkretë se përse duhet bërë ky riorganizim territorial i Shqipërisë. Sipas tij parim bazë duhet mbajtur ai që quhet “Shqipëria funksionale”. “Kriteri më i përshtatshëm është kriteri i Shqipërisë funksionale. Që do të thotë njerëzit kanë zgjedhur të jetojnë në një vend të caktuar, zgjedhin ose janë të detyruar të zgjedhin vendin ku punojnë, ashtu siç kanë dhe vendin ku marrin shërbimet publike. Pra si ta bëjmë territorin e Shqipërisë sa më funksional që t’u shërbejë nevojave të njerëzve” tha Manjani i pyetur nga “Oranews”. Sipas Manjanit organizimi priret që t’i përgjigjet rajoneve ujore meqenëse prania e ujit është një faktor ekonomik. “Shqipëria duhet riorganizuar edhe në kuptimin rajonal, pasi 12 qarqe janë shumë. Direktiva e ujit e BE-së, tenton ta akumulojë të gjithë zhvillimin rreth baseneve ujore. Shqipëria sot ka 6 basene të njohura, por nuk ka 12 që të kishim 12 rajone apo qarqe. Ndoshta numri 6, 5, 4 mund të ishte një numër më përfaqësues” u shpreh Manjani (http://www.oranews.tv/vendi/reforma-territoriale-manjani-opozita-ka-te-gjitha-hapesirat-e-duhura/)

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.