Videoja te tatimet, sqaron Braho: “Të flasë prokuroria. Berisha ka ideuar një komplot financiar”

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho ka reaguar pas publikimit nga NEWS24 të videos në Drejtorinë e Tatimeve. Sipas Brahos, prezenca e tij në mjediset e kësaj drejtorie, lidhet me shkaqe të natyrës, investigative, nëse mund të shprehemi kështu, pasi po sipas tij, qeveria e Sali Berishës, në ikje ka përgatitur një skemë financiare për destabilizimin e vendit. Më poshtë reagimi i Brahos:
“Është e vërtetë që kam qenë tek tatim-taksat si deputet dhe si kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe si tillë unë kam të drejtë të shkoj kudo ku shikoj se cenohet siguria e vendit dhe, në rastin konkret, siguria financiare e strukturave të shtetit. Dhe kam konstatuar se Sali Berisha është ideatori i një komploti financiar, që i ka kushtuar rëndë shtetit. Në ditët në vijim unë do t’ia hap petët këtij byreku ku ka kullotur banda financiare e Saliut. Gjithsesi, e gjithë kjo aferë financiare është denoncuar dhe po hetohet nga prokuroria. Prandaj zotërinjtë e PD-së, të kenë durim, ta lënë prokurorinë rehat, se nuk i shpëton dot as Shkëlzen Ternova, etj.”.
Në fakt për komplot ka folur edhe Berisha kur u shpreh se janë asgjësuar 4.3 milionë deklarata fiskale. Madje ai i parapriu me daljen e vet kësaj situate, duke e ndërlikuar edhe më shumë të gjithë këtë çështje.
s.z
Comments
Hmmmm, Per gjithe situaten

Hmmmm,

Per gjithe situaten ndjen vetem neveri. Neveri per ata qe iken, neveri per keta qe erdhen. Jane njesoj. Cudia eshte kjo: Cfare kerkon Spartak Braho tek serveri i tatimeve, naten? Cfare loje po luhet dhe ne interes te kujt? A mos eshte ky "juristi" qe mbrojti dhe kishte prova per bllokun e Likes?!

Mizerja e ketyre monstrave eshte e pashoqe! Ajo cfare po gatuhet ne kuzhinen e ndyre te politikes shqiptare, e zhyer me vrasje dhe gjak, droge dhe krime ekonomike nuk i lan dote as ujet e Drinit...

Pale, ka sy e faqe dhe flet edhe per "siguri kombetare" ky tipi!

Ku shkon xha Brahua,

Ku shkon xha Brahua, poshtersira ndodhin

eshte e habitshme sesi po

eshte e habitshme sesi po shuhet nga media ky skandal! Eshte skandali i skandaleve ne keto 23 vjet!!!
Cilado te jete arsyeja vjedhje hetim favorizim apo shantazhim i bizneseve, fakti qe kane dale nga tatimet ne 6 te mengjesit duhej te ishte si bombe per e plasur ne dore sepse nuk flitet per 7% e Ilir Metes qe solli 4 te vrare
Duhet te pranojme faktin qe media paska qene me e lire ne kohen e Saliut, pasi po flitet per mafia te mirfillte.
Ministri i pare i rendit qe deklaron "ka ngjarje te veshtira" pikerisht kete nenkupton

Po nese po heton prokuroria

Po nese po heton prokuroria perse aty shkoi xha Braho dhe jo prokuroria?

A e di xha Braho se kjo qe ka bere eshte nje shkelje e rende e ligjit dhe nuk mund te dale nga balta me justifikimin qe ndodhej aty si investigues i improvizuar i parlamentit.

Add new comment