Debatet që po shkojnë deri në kufijtë e tolerancës fetare...

Postuar në 22 Janar, 2014 11:18

Gazeta “Zëri” në Kosovë i ka lënë sot vend temës së debateve fetare në shoqërinë shqiptare. Për këtë, ajo ka publikuar një artikull në të cilin janë tërhequr mendimet e disa sociologëve, të cilët ndajnë qëndrimin se në disa raste debatet janë të mbingarkuara dhe priren që të mbitheksojnë problemet. “Problemet e fundit që janë shfaqur brenda për brenda ndarjeve të ndryshme, do të thosha, sektariste, kanë krijuar probleme, të cilat shoqërinë kosovare nuk mund ta quajnë më si oazë të shfaqjes në kuptimin e tolerancës fetare. Ndërsa, sa i takon tolerancës ndër konfesionale, mendoj se në Kosovë nuk ka probleme”, shprehet sociologu i religjionit Ismajl Hasani. Ndërkohë sociologu Shemsi Reçica, profesor në Universitetin e Prishtinës nënvizon se së fundmi në Kosovë kanë dalë në skenë sekte fetare, për të cilat Kosova nuk ka dijeni. Gjithnjë, zhvillime këto, nën ndikimet e huaja. “Në Bashkësinë Islame, plasaritjet në kohën e fundit, për të mos thënë përçarjet, ndikimet e jashtme të disa sekteve fetare, të gjitha këto, kanë bërë që njerëzit t’i kthehen ose rikthehen edhe një herë kësaj teme”, thotë Reçica. Tema e raporteve fetare, sidomos në Kosovë po merr përmasa të reja, sidomos këto dy vitet e fundit. Aq sa, përfaqësues të linjës së fortë janë bërë aktorë të jetës publike, duke konstituuar diçka të re në politikë bërjen shqiptare të dekadave të fundit. Për dy sociologët, nuk është religjioni problem në vetvete, por instrumentalizimi apo faktorizimi i tij në kushtet e një varfërie të madhe. “Në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i mbyllur ndaj shqiptarëve të Kosovës, atëherë ndikimet e jashtme, siç i ka quajtur ai, mund të kenë më tepër efekt te njerëzit në Kosovë, madje edhe për një orientim që nuk do t’iu konvenonte as vet kosovarëve”, shprehet Reçica.

Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/25348/debatet-e-demshme-per-tolerancen-fetare

s.z

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

me vjen mire qe "ekspertet" kane vene ne dukje se debate te tilla te sforcuara e mbingarkuara jane te demshme per tolerancen fetare mes nesh. por nga ana tjeter shpjegimi qe japin duke ua vene fajin "sekteve" muslimane eshte simplistik dhe nuk e shpjegon sic duhet situaten. duhet vene ne pah psh se ka nje fushate te mireorganizuar nga disa media kunder islamit, si gazeta express etj. gjithashtu perjashtimi nga shkollat i vajzave me shami ndikon ne polarizimin e situates. ketu esht shteti kosovar qe ka deshtuar...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Hamdi Bushati: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!”

Ne kapitullin e VI “Familjet shkodrane me prejardhje te huej” ( faqe 283-312 ) te volumit te dyte studjuesi i njohtun shkodran Hamdi Bushati shkruen si ma poshte vijon:

Siç dihet historikisht,kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren,shume familje kristjane e lane vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite qe lane kristjant ua dhane myslimanve. Nga kjo kuptohet mire se ata mysliman, te cilve iu dorezuan shtepite e kristjanve te ikur nuk ishin te gjithe shqiptar te konvertuar ne islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kan vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman te Shkodres. … Te ardhur nga Turqia-Anadolli, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani, Persia (Iran-Irak), Jordania, Libia etj…..

Submitted by Ali (not verified) on

Si thote ajo fjala: mos e pvet, se te difton vet

Tedeschini flet per shqiptari!

Ato familjet qe permend Bushati kane ardhur para 4-5 shekujsh e sot jane asimiluar. Familja jote ka zbritur me vone ne Shkoder, prandaj ke mbetur i huaj dhe trumpeton percarjen e shqiptareve. Vazhdo diskreditohu.

Shpresojme qe pasardhesit e tu te behen me ne fund shqiptare te mire

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ti Ali je nji nga ata te "asimiluemit" e ardhun ne trojet shqiptare nga Azia e Afrika prej pushtuesit turk-osman, prandaj u shkojne punet "mire" shqiptarve gati njilloj si vllezerve te tu te origjines, qe braktisin çdo dite me rrezik jete vendin e tyne dhe vijne me gomone ne Europe per te kerkue nji jete ma te mire se ne vendet sheriatiste.

Sa per femijt e mij gjindet rahat ne vendin e tyne te origjines pa pase nevoje te ua qaje kush hallin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.