Nuk arrihet konsensusi për komisionin e reformës territoriale

Postuar në 22 Janar, 2014 12:40

Pozita dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për nisjen e punës  për reformën territoriale. Edhe oferta e kryeministrit për t’i njohur opozitës të drejtën e vetos, sikurse kishte kërkuar, nuk ka mjaftuar që prodhojë konsensusin. Në mbyllje të mbledhjes së konferencës së kryetarëve në Parlament, kreu i këtij të fundit, Ilir Meta deklaroi se ky është një ngërç që dëmton vendin. “Është për të ardhur keq që edhe pas kaq ditësh nuk u arrit konsensusi, jo për përmbajtjen e projektvendimit, as mosdakordësinë për reformën administrative-territoriale, por për arsye të tjera të karakterit politik. Përshëndes angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, që ndajnë të njëjtën bindje se nuk mund të ofrohen shërbime për qytetarët me këtë organizim që ka pushteti vendor. Vendi sot ka të njëjtën ndarje administrativo-territoriale sikur 22 vite më parë. Ndërkohë që lëvizjet demografike kanë qenë të jashtëzakonshme dhe nuk reflektohen në strukturën e sotme. Shumica e njësive vendore nuk ofrojnë shërbime, por edhe ato që ofrojnë i bëjnë jo në cilësinë e duhur”, tha Meta. Rruga e vetme që ngelet është votimi në parlament për komisionin. Më herët, mediat kanë bërë të ditur se opozita ka vënë si kusht për konsensusin pezullimin e aktit normativ për nëpunësin civil. Por gjithsesi është disi e pajustifikuar që për një çështje madhore dhe afatgjatë si reforma territoriale të vihen kushtëzime të këtilla. Duhet thënë se shkrirja e disa njësive administrative do të çojë patjetër në prishjen e balancave politike, sa kohë që bastionet të identifikuara në kufijtë aktualë, do të treten në kuadër të njësive më të mëdha. Po kështu një ide që flitet si i pason reformës territoriale është edhe ulja e numrit të deputetëve.

s.z

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

Po kur Rama vinte kusht per statusin Fierin nuk quhet me ajo? Cte mbjellesh do te korresh. Sikur vetem 5 % opozite Mafiozesh sic beri Rama te bente Basha sot ju specialistet e serverit se c'do bubisnit neper Evrope

Submitted by Pema (not verified) on

Kevo, ke te drejte, opozita e rames ishte skandal. Po Berisha / Basha ne mos 100%, 80% te njejten opozite po bejn. Dhe ne kte rast dolen bllof fare. Rama ne nje interviste para disa javesh tha qe opozita "do te ftohet" por nuk do kete te drejte vote (pak a shume stili Berisha i qeverisjes). Dhe epozita (me plot te drejte) kerkoi me ngulm te drejten e vetos. Tani qe Rama u terhoq, opozita prap bojkot. Kjo ska kuptim, kerkoi veto, mori veto! C'jan kto kalamonjlliqe?!
PD-ja sikur tha qe do boi nje "opozite moderne" ndryshe nga Rama, apo ishin vetem fjale?

Nejse, kot lodhem dhe un, ka plot budallenj n'vend qe rrojne per ket lojen politike. Mjer vendi dhe ne te tjeret...

Submitted by kevinjon (not verified) on

Pema, Basha kerkoi kunsensusin dhe jo "veton" ne komision qe eshte gje me hic kur dihet se edhe po te vendoset vetoja ne komision fundja fundit propozimi i mazhorances votohet nga shumica ne parlament. Shikoji gjerat ne detaje Pema se aty fshihet hileja e Rames qe thote sa per propagande qe gjoja eshte konstruktiv.

Submitted by Pema (not verified) on

Po si jo mer Kev. Gjate kohes qe pd-ja ishte n'pushtet ankohej per Ramen se shto kushte te reja sa her qe i plotesohej kushti fundit. Tani qe eshte n'opozite, po bo t'njejten gje si Rama.  PD-ja e ka gabim sot, po ashtu si PS-ja e kishte gabim dje.
Nejse, PD-ja vetem vetes (dhe vendit, por me shume vetes) po i prish pune me ket. Ne vend qe te punoj per te rifituar votat e atyre qe e braktisen me 23 qershor, po puno per te forcuar mbeshtetjen e militanteve, nderkohe kur votat e militanteve i ka ne xhep si do qe te jete puna. Kjo eshte strategji idiote. Perderisa nuk besoj se te gjithe tek PD-ja jane budallenj qe nuk e kuptojne, do te thote se eshte strategji e Berishes i cili e sheh kete menyre te berit opozite si te vetmen menyre per te qendruar i rendesishem.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.