Legisi, i pakënaqur nga Rama: Historia e PS-së nuk mbaron me të

Postuar në 20 Janar, 2014 04:47

Ndre Legisi, sekretari për koalicionet dhe anëtar i kryesisë së PS-së, nuk është dakord për shmëçka me kryetarin e partisë dhe kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për gazetën Panorama, Legisi ka kritikuar përbërjen e qeverisë, mënyrën e qeverisjes këto muajt e parë por edhe sjelljen e Ramës ndaj figurave të njohura të partisë. “Nuk më duket veprim i drejtë, e ca më pak i mençur përpjekja e Edi Ramës për të nxjerrë të gjithë jashtë loje e për të ndryshuar me një të rënë të lapsit historinë e Partisë Socialiste”, thotë Legisi duke patur parasysh emra si Blushi, Majko, Fino, Xhafaj, Dade etj. Nga ana tjetër, Legisi i kërkon Ramës të zbatojë zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë nga anëtarësia, sipas statutit. “Sepse Rama nuk mund të aplikojë modele të ndryshme, që I leverdisin atij në rrethana të ndryshme”, thotë Legisi.

Më shumë, në linkun:  http://www.panorama.com.al/2014/01/20/legisi-karagjozllek-i-rames-me-blushin-dhe-majkon-jashte-qeverise-do-te-fshije-historine-e-ps/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.