Goditet Albanian Hacker Group për dhjetëra sulme kibernetike në Shqipëri, Greqi e Serbi

Postuar në 19 Janar, 2014 13:23

Ka rënë në pranga anëtari i Albanian Hacker Group, që akuzohet për dhjetëra sulme kibernetike, Florjan Hoxhaj, 18 vjeç, për të cilin gjykata e kishte vendosur masën e “arrestit me burg” në mungesë. Tre pjestarët e tjerë të hackerave janë arrestuar më 4 tetor të vitit të shkuar nga policia, ndërsa arrestimi i Hoxhajt është bërë mbrëmjen e djeshme.

Dyshohet se anëtaret e grupit “Albania Hacker Group” kanë kryer “sulmin” kibernetik të një numri të konsiderueshëm të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve apo web të tjera të shtetit serb dhe grek. Pas sigurimit të kartave të kreditit, dhe marrjes së të dhënave, përvetësonin duke ndërhyrë në serverat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit. Po ashtu dyshohet se anëtar të këtij grupi kanë bërë edhe sulmin e serverave të disa grupeve mediatike.

“Aktualisht, strukturat për Krimet Kimbernetike të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të anëtareve të tjerë të këtij grupi kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Zh.

Comments

Submitted by hajduti (not verified) on

<p>Keto djema duhen punesuar per te gjetur cfare jane fshire nga ministrite e pushtetit te sapolarguar dhe server at e 21 janarit</p><p>Me keta djem duhet punuar dhe per te ngritur sisteme e software te sofistikuar</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Keta djem jane vetem disa adoleshente qe duan te jene ne qender te vemendjes dhe per ta bere humbasin ore te tera per te vendosur logon e tyre ne site te lodhur sic jane ato te ministrise apo te shkollave . Sitet e veshtire per tu penetruar jane ata qe menaxhohen nga privatet dhe kryesisht kompanite e fuqishme , ato te ministrive jane disa template te lodhur te gatshme nga interneti qe lene per te deshiruar , per me teper shumicen e rasteve nuk kane as ndonje informacion sensibel ne to ...</p>

Submitted by Qyqari (not verified) on

<p>Keta jane kriminela shuuuume te rrezikshem,keshtu qe ish studentet e Laura Vorpsit duhet t&#39;i denojne me 25 vjet burg.Ndersa tipat si ata te dy qe u qeruan para nje jave dhe kryetari i Kamzes duhen lene te lire.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.