Arkiv-Lajme

CEO i Plusit kundër Vodafone-it: Ka marrë pozitat dominuese

Postuar në 17 Janar, 2014 06:31

“Tregu ynë [i telefonisë celulare] përmban aktualisht një operator me pozitë dominuese që vetëm rritet dhe tre të tjerët që ose janë stabël ose po humbasin treg”. Kush e thotë këtë? E thotë në një intervistë për Shqipin Julien Coustaury, drejtori ekzekutiv i operatorit celular PLUS Comunication (në foto djathtas), dhe prapa “operatorit me pozitë dominuese” duhet të jetë kompania Vodafone. Ndërsa tri kompanitë e tjera që, sipas Coustaury-t, “janë stabël apo kanë humbur terren”, janë kompanitë e njohura: AMC, Eagle dhe Plus.

Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Postuar në 17 Janar, 2014 06:18

Pjesëmarrja e shqiptarëve në luftë në Siri nga media e shkruar dhe ajo vizive shqiptare dhe botërore po shihet si një shqetësim jo i vogël. Edhe sot shtypi i ditës e trajton me forcë këtë temë. Na u duk me interes sidomos shkrimi me autor Fahri Xharra në gazetën Shekulli, ku ndër të tjera shkruhet:

Kinezët, partnerë strategjikë të qeverisë Rama, investime në “Rrugën e Arbrit”, portet, HEC-et dhe TAP-in

Postuar në 17 Janar, 2014 05:43

Përpjekjet për të patur Kinën një partner strategjik në bashkëpunimin ekonomik nuk po reshtin as nga qeveria e re. Nëse kanë dëshirë, kinezët mund t’i “marrin” të gjitha pasi qeveria Rama u ka ofruar ato. Nga portet, tek ‘Rruga e Arbrit’, HEC-et, ujësjellësit, gazsjellësi TAP etj., janë sektorët që bizneset kineze mund të investojnë ose mund t’i marrin me koncesion, sipas takimit të Komisionit të Përbashkët Qeveritar Shqiptaro –Kinez.

Pëllumb Kulla: Pyetje për të cilat nuk dua përgjigje

Postuar në 17 Janar, 2014 04:59

I mirënjohuri Pëllumb Kulla, tash së fundi aktiv dhe interesant edhe në media, iu ka dërguar materialin e mëposhtëm disa gazetave. Ja shënimi i tij i plotë:

Dita-s, Tema-s, Panorama-s

Meqënëse gazetat që i bëjnë akoma fresk merhumit të ri, i lexojnë a nuk i lexojnë trembëdhjetë vetë, (duke përfshirë dhe kryeredaktorët e tyre), përse nuk provoni të mos na i sillni në faqet tuaja se çfarë përrallis ish kryeministri në fejsbuk?! Nuk e kuptoni që njerëzve nuk u intereson çfarë thotë  bile as Enver Hoxha në fejsbukun e tij?!

Ndër çuditë shqiptare: Doktorë Shkencash me “lopatë”, vetëm në një vit 1500 të tillë!...

Postuar në 17 Janar, 2014 04:14

Nuk ndodh në asnjë Universitet të rajonit dhe as Europës. Çdo vit nga shkollat tona të larta dalin 1500 doktorë shkencash. Të paktë janë ata që synojnë shkencën e mirëfilltë, sepse për pjesën më të madhe diploma e doktoraturës është një mundësi punësimi. Drejtues të shkollave të larta me keqardhje tregojnë se ashtu si në ciklet e tjera të studimit edhe doktoraturat po shkojnë drejt zhvlerësimit.

Mushkolaj bën listën e gazetarëve të vrarë; Bën dhe listën e njerëzve të dënuar për këto vrasje: Asnjë

Postuar në 17 Janar, 2014 04:10

“Pse nuk flasin njerëzit që mund t’i dinë vrasësit e Jusuf Gërvallës?”, pyet në shkrimin e tij të publikuar në gazetën Express opinionisti Imer Mushkolaj, duke marrë shkas nga deklarata e të bijës së Gërvallës, Donikës: “[Ka persona që i dinë vrasësit, por] nuk e kanë guximin ta bëjnë këtë sepse nuk mbrohen nga shteti”.

Braçe "vazhdon të ankohet": Mielli që hyn në Shqipëri, tejet-tejet i varfër në proteina(!)

Postuar në 17 Janar, 2014 01:22

Shqiptarët konsumojnë bukë me proteina të varfëra ose pa  fare. Kjo gjë është bërë e ditur nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe, njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend. (Domethënë se shqiptarët, sipas Braçes, hanë akoma bar si dikur... Shënimi im, Zh.) 

“Zonja me të kuqe”, simboli frymëzues për protestuesit turq, bën xhiron e botës

Postuar në 17 Janar, 2014 01:14

Një oficer policie në Turqi, i cili sulmoi me gaz lotsjellës një grua, pjesëmarrëse në protestën antiqeveritare, është arrestuar dhe rrezikon të mbetet në burg. Fotoja, ku tregohet zonja me fustan të kuq, u kthye në një simbol të trazirave të verës së kaluar në Turqi. Kjo foto bëri xhiron nëpër mediat e Turqisë, por edhe më gjerë, në të gjithë botën, raporton "The Indipedent".

Majko uron me një mesazh humori FRESSH-in në përvjetorin e lindjes: Mos harroni, qumështin e bëmë ne!

Postuar në 17 Janar, 2014 00:59

Një nga themeluesit e Forumit Rinor Eurosocialist, Pandeli Majko, ka uruar përmes Facebook-ut 22-vjetorin e themelimit të tij. Me humor, por jo pa ironi, Majko ka postuar në rrjetin social një skicë për t’u kujtuar anëtarëve të rinj të këtij forumi se ishte ai dhe brezi i tij që e krijuan atë 22 vite më parë. “Të Rinjtë për të Rinjtë! 22 Vjet FRESSH. Miq, gëzuar përvjetorin e FRESSH-it. Një kartolinë nga unë! Me humor, pa diskutim”, shkruan Majko si diçiturë e fotos ku tregohet një lopë që i tregon qumështit se është bërë prej saj.

Ministrja Kodheli zbardh vizitën në Greqi; ujërat, toponimet dhe varrezat, tema e bisedimeve. “SHIU do ristrukturohet. “Meiko” në analizë”

Postuar në 16 Janar, 2014 17:06

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka dhënë sot disa përgjigje të zgjeruara për problemet e ushtrisë shqiptare, për kallëzimin ndaj parardhësit të saj, Imami, por edhe për vizitën në Greqi. Kodheli ka sqaruar se çfarë ka kërkuar pala greke dhe çfarë ka premtuar. “Greqia dhe Italia bëjnë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë. Pra ky ishte fokusi kryesor i bisedimeve gjatë vizitës sime atje.Takimi im i parë ishte me kryeministrin Samaras, për fatin tonë të mirë Greqia është në krye të Presidencës së BE, kërkova mbështetjen për marrjen e statusit kandidat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme