“Zonja me të kuqe”, simboli frymëzues për protestuesit turq, bën xhiron e botës

Postuar në 17 Janar, 2014 01:14

Një oficer policie në Turqi, i cili sulmoi me gaz lotsjellës një grua, pjesëmarrëse në protestën antiqeveritare, është arrestuar dhe rrezikon të mbetet në burg. Fotoja, ku tregohet zonja me fustan të kuq, u kthye në një simbol të trazirave të verës së kaluar në Turqi. Kjo foto bëri xhiron nëpër mediat e Turqisë, por edhe më gjerë, në të gjithë botën, raporton "The Indipedent".

Madje fotoja u printua dhe u bë poster, i cili mbahej në duar nga protestuesit. Ceyda Sungur, një akademike në “Technical University”, në Stamboll, u sulmua me gaz lotsjellës nga polici Fatih Zengin, vetëm pse ishte pjesë e protestës, por ajo nuk kishte bërë asnjë veprim provokativ ndaj policisë, që të sulmohej në atë mënyrë. Zengin akuzohet për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe rrezikon të dënohet me 3 vjet burg.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Pasardhesit e mbeturinave turke ne trojet shiptare hymizojne Turqine dhe diktatorin Erdogan.&nbsp;</p><p>Kush asht kundra turqise osmane dhe Turqise neo-osmane akuzohet nga keto mbeturina si antimusliman dhe si antishqiptar. Pra keto mbeturina turke done te vendosin nji norme te qenunit shqiptar, nji norme simbas te ciles &quot;shqiptar&quot; dmth proturk. Sikter, o ju antishqiptar <strong>turko-gen</strong>.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.