Braçe "vazhdon të ankohet": Mielli që hyn në Shqipëri, tejet-tejet i varfër në proteina(!)

Postuar në 17 Janar, 2014 01:22

Shqiptarët konsumojnë bukë me proteina të varfëra ose pa  fare. Kjo gjë është bërë e ditur nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe, njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend. (Domethënë se shqiptarët, sipas Braçes, hanë akoma bar si dikur... Shënimi im, Zh.)

“A e dini çfarë buke konsumojmë ? Në fund të dhjetorit, në Komisionin e Ekonomisë, dëgjova përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Miellit. Të gjithëve, si komision, na bënë me dije: Mielli që hyn në Shqipëri është i varfër në proteina, i varfër tej kufirit të poshtëm të lejuar!!”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, “pra, nën 12.5 për qind proteina!! Më poshtë se kaq nuk ka vend tjetër në Rajon, në BE jo e jo, që të konsumojë miell me këto tregues”. “Këto 8 vite që kaluan ka ndodhur kështu qartësisht dhe eksportuesi ka qenë një vend në këtë rajon, i favorizuar qartësisht nga qeveria e mëparshme. Ka "pastruar" depot e veta”, thekson deputeti Braçe në shënimin e tij në Facebook.

“Propozimi: Qeveria të vendosë si standard nivelin 12.5% proteina për çdo lloj mielli që hyn në Shqipëri!! Ka të bëj me shëndetin e secilit prej nesh!!”, përfundon shënimi i deputetit socialist, Erjon Braçe në Facebook.

Zh.

Comments

Submitted by anisa (not verified) on

Eshte bere facebook dhe platforme politike per ceshtje tejet te rendesishme. Nuk eshte media ajo qe hulumton dhe nxjerr ne pah problemet?? Z. Brace mund te shkruaj nje artikull dhe ta publikoje por jo keshtu. Ne fb te lajmeroje pastaj per artikullin.

Submitted by Tulio (not verified) on

Braçe "vazhdon të ankohet".
Mire e keni gjet titullin, me mire te mos "ankohej" fare, e te vazhdojme te hame rere ( se edhe bari ka me shume proteina)

Submitted by anton (not verified) on

Erion Brace, specialist i sarines dhe i miellit!

Submitted by Gjon (not verified) on

Keto ankesat e Braçe bertitesit funksional mua me duken thjesht per te hequr vemendjen nga çeshtjet me te mprehta qe duhet te perballoje qeveria e rilindesve. Nese deshiron vertete te zgjidhe problemin e miellit  nuk eshte nevoja ta shpalose ne facebook por t'ia parashtroje kryeministrit dhe ministrit kompetent dhe sigurisht ta diskutoje ne parlament.  Propaganden e facebook-ut ta lere per kur te jete ne opozite.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Proteinat merren kryesisht nga ushqimet me origjine shtazore si mishi, qumeshti, vezet etj. Nder ushqimet me origjine bimore jane te pasura me proteina fasulet, bathet, ne pergjithesi bishtajoret, soja vecanerisht........ (prandaj edhe vegjetarianet, kujdesen te perfshine ne dieten e tyre sa me shume nga keto).

Mielli i grurit (per te cilin behet fjale ketu, besoj) asnjehere nuk konsiderohet si burim i rendesishem proteinash dhe askerkund ne bote njerezit nuk i plotesojne nevojat per proteina nepermjet bukes........ Bracja, ose eshte injorant total, ose duke ngritur kete problem supozon qe shqiptaret jane si ne kohen e Qoftelargut, duhet te ngopen vetem me buke po munden, se sa per mish e veze le t'i shofin me dylbi, me fal, me tallon....

Edhe nje shfaqje tjeter e xhonglerit Brace......

Submitted by P.A.B (not verified) on

Sasia e PRO ne miell shkon nga 5-15%, kjo ne varesi te drithit, bluarjes e perberesve te shtuar. Ka dhe 1-2gr yndyrna ne 100g miell, por keto nuk jane "proteina te plota" [nuk kane aminoacided esenciale - te tipit qe solli me lart z. P. Xh.] pra dhe "nuk quhen".

Sa me a larte sasia e PRO me ''i ashper'' eshte produkti. Buka e gjithshka me miell zakonisht jane burime te CHO-ve, dhe nuk llogariten tek PRO-nat. z. E.B e te tjere duhet te kujdesen ta njoftojne publikun per epidemine* moderne te kohes sone, dhe demet masive qe ''sheqernat'' po sjellin perdite ne popullate.

* Diabeti, eshte e vetmja semundje jo-infektive qe WHO [OBSH -> Organizata Boterore e Shendetesise] e ka klasifikon me statusin e nje epidemie.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.